ERE nis shqyrtimin e aplikimit të KESH-it për energjinë
30/09/2011 Vendos Enti Rregullator i Energjisë pas monitorimit të investimeve dhe kostove
KESH aplikon për rritje të çmimit të energjisë. Aplikimi që kompania shtetërore KESH do të bëjë këtë vit është e ndarë në dy pjesë, por në total rritja mendohet të jetë sa dyfishi i kërkesës së bërë vjet, pra rreth 200 për qind nga çmimet aktuale. Rritja e kërkuar gjatë këtij viti vjen detyrimisht pas uljes që ERE i bëri vjet çmimit me të cilin KESH ia shet energjinë “CEZ Shpërndarjes” përgjatë vitit 2011, edhe pse kompania shtetërore kërkoi rritje me rreth 100%. “CEZ Shpërndarje” energjinë e blerë nga KESH, ua shet konsumatorëve në bazë të dy blloqeve të tarifimit.
Aplikimi i vjetshëm i KESH
Si operator furnizues për energjinë ndaj kompanisë së shpërndarjes “CEZ Shpërndarje”, KESH sha, kërkoi në Entin Rregullator të Energjisë rishikimin e tarifës nga 2.03 lekë/kWh në 3.97 lekë/kWh me një rritje prej rreth 95%. Megjithatë, gjatë llogaritjes së tarifës së furnizimit me shumicë të energjisë elektrike nga ana e ERE-s përgjatë një periudhe rreth 3 muaj, si dhe në zbatim të metodologjisë së llogaritjes së tarifave, korrigjoi në zbritje të ardhurat e kërkuara vjetore në aplikim nga shoqëria. Në bazë të këtyre llogaritjeve, të ardhurat e kërkuara vjetore të FPSH për vitin 2011 rezultuan 6,278,722 mijë lekë dhe tarifa përkatëse prej 1.48 lekë/kWh nga 2.03 lekë/kWh që ishte në vitin 2010. Ndërsa KESH argumentoi kërkesën për rritje me përfshirjen e prodhimit të një sasie të konsiderueshme energjie elektrike nga TEC–Vlora sh.a., i cili ka kosto operimi relativisht të larta për shkak të lëndës djegëse. Gjithashtu një faktor tjetër ishte edhe pagesa e 50% të Overdrafteve (për një shlyerje të plotë të tyre brenda 2 viteve) të marra, nga bankat për vitin 2007 dhe 2008. Këto kredi janë marrë për mbulimin e kostove për importimin e energjisë elektrike gjatë këtyre dy viteve.
Tarifa
Më 1 shtator 2010, KESH sha. i licencuar për prodhimin e energjisë elektrike kërkoi një tarifë prej 1.12 lekësh /kWh, pra me një rritje prej 180% nga tarifa e mëparshme e vitit 2010 prej 0.4 lekë/kWh. Sipas specialistëve të ERE-s, tarifa e gjenerimit prej 0.63 lekë/kWh rezulton e rritur me 57.5% krahasuar me atë të vitit 2010 prej 0.4 lekë/kWh. Tarifa e re e propozuar do të krijojë, sipas specialistëve të ERE-s një situatë financiare normale për realizimin e veprimtarisë dhe arritjen e objektivave ekonomike nga ana e kompanisë publike të prodhimit KESH.
Shqyrtimi i aplikimeve
ERE ka nisur zyrtarisht shqyrtimin e kërkesave për rritje të çmimit të energjisë për vitin 2012. Të tre kompanitë “CEZ Shpërndarje” KESH sh.a dhe OST kanë kërkuar rritje të çmimit. ERE do të vendosë në lidhje me këto aplikime pasi të ketë shqyrtuar deri në fund të dhjetorit argumentet e tyre. ERE në bazë të procedurës bën edhe monitorimin e investimeve të tyre dhe kostot, për të dalë më pas në një përcaktim konkret dhe për të arsyetuar se sa realiste janë kërkesat e tyre. “CEZ Shpërndarje” i është drejtuar ERE-s duke kërkuar rritjes së çmimit të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm me mesatarisht 4.5 për qind. Çmimi aktual i energjisë për familjarët është 7.7 L/kWh për brezin e parë të faturimit dhe 13.5 L/kWh për tejkalimin e brezit prej 300 kilovat orë. Ky është viti kur OST do të kërkojë një rritje të çmimit të çdo kilovati energji, të cilin ajo e merr nga KESH dhe ia dërgon “CEZ Shpërndarjes”.
Çmimet aktuale të energjisë
Familjare I - 7.7 L/kWh
Familjare II - 13.5 L/kWh
Tarifa KESH - 0.63 L/kWh
Tarifa OST - 0.6 L/kWh
Tarifa FPSH - 1.48 L/kWh
Tarifa CEZ - 6.3 L/kWh