Buxheti 2012 Komisioni i Ligjeve e miraton ne parim
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës projektbuxhetin për vitin 2012. Projektbuxheti i vitit 2012 është miratuar në parim me 11 vota pro dhe 9 kundër ndërsa nesër do të miratohet nen për nen.
Ndërkohë miratimi i buxhetit është shoqëruar me debate mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, e cila e ka kritikuar mënyrën e hartimit dhe shpërndarjes së tij, si një buxhet që nuk merre parasysh krizën dhe nuk ndalet në uljen e borxhit publik.
Ndërsa, në komisionin e ekonomisë, deputetët e PS-së janë larguar nga mbledhja pasi kanë replikuar me deputetët demokratë lidhur me programin ekonomik të 2012-ës.
Deputetët e majtë kërkuan që diskutimi i projektbuxhetit të bëhet në nivel politik ndërsa deputetët e PD-së deklaruan se një e tillë është bërë pasi ka qenë vetë ministri Bode ai i cili paraqiti buxhetin në komision .
Ndërkohë gjatë prezantimit të tij në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave Ridvan Bode ka theksuar se buxheti do të përmbushë jo vetëm objektivat e qeverisë, por do të bëjë të mundur të kontrollojë borxhin, deficitin dhe inflacionin.