Konferenca filozofia mes Lindjes e Perendimit
Debati filozofik mes Lindjes dhe Perendimit zbret edhe ne Tirane duke ofruar nje mundesi me shume ne forcimin e dialogut nderkulturor dhe nderfetar ne Shqiperi. Ne kuadrin e Dites Nderkombetare te Filozofise dhe Vitit te Afrimit te Kulturave shpallur nga UNESCO fondacioni Rumi mblodhi dje filozofe studiues akademike shqiptare e nga vende te ndryshme te botes perfshi edhe studiues nga Irani per te diskutuar argumentin Filozofia dhe Shkenca ne Kulturen Perendimore dhe ate Lindore. Referuan Prof. Dr. Shahram Pazouki profesor i Institutit Iranian te Filozofise dhe Prof. Dr. Gjergj Sinani Pergjegjes i Departamentit te Filozofise Universiteti i Tiranes akademiku Alfred Uci Prof. Dr. Muzafar Iqbal kryetar i Institutit Kanadez per Islamin dhe Shkencen. Disa nga temat e diskutuara ishin Filozofia dhe zhvillimet bashkekohore Mendimi Filozofik ne Shqiperi Filozofia dhe krizat e mjedisit Parimet baze te Filozofise ne kulturen perendimore dhe ate lindore Perceptimi Filozofik i Shkences ne Qyteterimin Modern Kriza e Botes Moderne ne kendveshtrimin e filozofeve orientale etj. do qyteterim - tha per mediat drejtori i fondacionit Rumi z. Seyed Amir Asghari - ka vulen e mendimit filozofik e shkencor te kohes. do qyteterim ka te perbashketa e dallime me te tjeret bashkekohes a pararendes pikerisht fale qasjeve filozofike te ndryshme ne hapesira e kohe te ndryshme. Njohja e tyre i sherben respektimit te ndersjellte te vlerave qe sjellin ne histori si dhe nje bashkeveprimi sa me te frytshem midis tyre. Ndersa prof. Gjergj Sinani nga universiteti i Tiranes nenvizoi mesazhin se ndryshimet ne kulture ne konceptet filozofike apo ato fetare nuk mund te nenkuptojne prodhojne apo justifikojne konflikte perkundrazi ato plotesojne njera-tjetren afrojne me shume me te verteten duke e bere boten me te larmishme dhe me interesante.