Gjyqtaret: Ankesat tona, s'ka kush i degjon
Tirane- Gjyqtaret e Gjykates se Tiranes kane refuzuar dje, te paraqisnin problemet e tyre te hasura gjate punes. Gjate analizes se punes se tyre per vitit 2008, trupat gjyqesore kane shpjeguar se kane 4 vjet qe paraqesin shqetesimet e tyre, por deri me sot nuk eshte marre asnje mase. Per kete fakt, ata kane theksuar se nuk kane cfare te thone kur nuk eshte prezent ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, qe t'i degjoje. Sipas tyre siguria, kushtet e punes dhe mungesa e stafit mbeshtetes, jane shqetesimet kryesore te punes se gjyqtareve te Gjykates se Tiranes. Nje gjyqtar i kesaj gjykate, gjykon aq ceshtje sa gjykon nje gjykate e rrethit, per shembull ajo e Lezhes. Te gjitha keto shqetesime, jane ngritur dje nga ana e gjyqtareve te gjykates me te madhe ne vend, ne analizen e punes se tyre gjate vitit 2008. Ne kete analize ishte i pranishem zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Gjyqtaret, i kane kerkuar Spahiut qe t'ia percillte te gjitha shqetesimet ministrit te Drejtesise. "Pse mungon ministri, kush do i degjoje kerkesat tona", jane shprehur dje gjyqtaret.
Gjyqtari Ilir Mustafaj vuri ne dukje dje gjate analizes nje vjecare, se duhen me shume gjyqtare. "Na jane dyfishuar dosjet, pervec dosjeve tona bejme edhe gjyqe per dosjet qe jane transferuar. Nje gjyqtar i kesaj gjykate, gjykon aq dosje sac gjykon ne nje vit, nje gjykate rrethi", theksoi Mustafaj. Nga ana tjeter gjyqtarja Shefkie Demiraj, i kerkoi zevendeskryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu qe te shtohen masat e sigurise per gjyqtaret. "Une nuk e njoh personalisht gjyqtarin Ardian Nuni, por me keto kushte duhen me shume masa sigurie, mund t'i ndodhe secilit nga ne. Ajo c'ka dua te theksoj eshte se shume gjyqe shtyhen per shkak te prokuroreve, te cilet nuk marrin te sakta, as gjeneralitet jo vetem te te pandehurve, por edhe te deshmitareve", shtoi Demiraj. Nga ana tjeter ishte gjyqtari Gerd Hoxha ai qe vuri ne dukje kushtet e veshtira, ne te cilat po zhvillohen proceset gjyqesore. "Te rritet fondi per gjykatat, te shtohet organika", ka qene kerkesa e gjyqtarit Petrit Como. Ne momentin kur Spahiu i eshte drejtuar gjyqtarit Altin Shkurti nese kishte gje per te thene, ai eshte pergjigjur se: "Nuk kam ndermend te them asnje, pasi kemi 4 vjet qe perserisim te njejtat gjera. Ministri te heqe dosjet e trashegimise, veprimet mund te kryhen shume me lehte nga ana e notereve. Jane 5 mije dosje trashegimie ne vit qe gjykohen ne kete gjykate. Gjithashtu proceset me shoqerite tregtare, te cilat funksionojne ne rrethe, mund zhvillohen neper rrethe. Po dje ne Gjykaten e Apelit Tirane, eshte zhvilluar analiza vjetore e cila eshte bere me dyer te mbyllura nga ana e kryetarit te gjykates, Metush Saraci.
Redinalda Caushaj