E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca gjyqësore, shtatë kandidatë për dy vende vakante në KLD

12-12-2012 / Gazeta 55

Mbledhja e Konferencës Gjyqësore Kombëtare (KGJK) e cila do të organizohet në datat 13-14 dhjetor 2012, ka në rendin e ditës së datës 14 dhjetor 2012, zgjedhjen e 2 anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të zëvendësuar dy anëtarë të cilëve u mbaron mandati.
Për këto vende vakante, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë shpallur kandidaturat e tyre 7 (shtatë) gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë, nga gjykatat e apeleve, të cilët do të zgjidhen nga kolegët e tyre për një mandat 5 vjeçar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po ju bëjmë me dije emrat e kandidaturave, të cilat janë shqyrtuar dhe kanë marrë miratimin nga Komisioni i Përkohshëm i Etikës dhe Verifikimit të Mandateve të K.GJ.K –së, së bashku me formularët personal të vënë në dispozicion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Kandidatët për dy vendet vakante në KLD
1. Dhimiter Lara     – Gjykata e Apelit për Krime të Renda
2. Lefter Jahaj         – Gjykata e Apelit Tiranë
3. Astrit Haxhialushi     – Gjykata e Apelit Tiranë
4. Agron Papajani     – Gjykata e Apelit Tiranë
5. Sokol Binaj     – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
6. Zegjine Sollaku     – Gjykata e Apelit Tiranë
7. Artan Broci         – Gjykata e Apelit Tiranë

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›