E Diel, 1 Nëntor 2026

Saranda vuan nga mungesa e turistëve. Thethi i bllokuar nga bora

sarandsaSarandë- Plazhet e Sarandës këtë vit nuk kanë patur ende një fluks turistësh. Frekuentimi i plazheve është i ulët. Shkak për këtë ka qënë moti me kushtet e paqëndrueshme, por pushuesit shprehen se problem tjetër është edhe shërbimi.

Ata thonë se përgjatë vijës bregdetare nuk gjen shezlone dhe çadra, gjithashtu kërkojnë më shumë pastërti për plazhet publike e private. Për sa i përket çmimeve pushuesit thonë se kanë ruajtur stabilitet në raport me vitin e kaluar dhe se ka patur rënie të ofertave.

Zyrtarët e bashkisë shprehen se infrastruktura turistike është e gatshme për tu vendosur shumë shpejt në plazhe. Sipas tij pritet që ky sezon të jetë i mbarë bazuar tek njoftimet e kompanive turistike dhe në promocionin që i është bërë qytetit në shumë evente kombëtare e ndërkombëtare.

Sipas tyre edhe këtë sezon problemet që lidhen me kanalizimet e ujërave të zeza, zaptimin e vijës bregdetare, shkatërrimin e ekosistemit natyror bregdetar pritet të kenë efekt mbi sezonin turistik.

Në kontrast me bregdetin e Shqipërisë, ku të gjithë po përgatiten për nisjen e plazhit, veriu i vendit, konkretisht zona malore turistike e Thethit është i mbuluar nga bora. Lartësia e borës deri në dy metra i ka bërë të pakalueshme rrugët kështu shumë turistë janë detyruar të kthehen. Rruga në Qafën e Thores e mbuluar nga bora mban të izlouar turizmin e zonës pasi e vetmja mënyrë për të kaluar janë mushkat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›