Konferenca solemne per 100 vjetorin e Pavaresise
Instituti i Historisë është në fazën përmbyllëse të programit të konferencës shkencore që do të organizojë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Kreu i këtij institucioni, Beqir Meta thotë për “ABC News” se do të marrin pjesë rreth 80 studiues dhe historian të cilët do të kumtojnë. Rreth rilindjes shqiptare dhe periudhës së pavarësisë. Qëllimi kryesor është sjellja e risive të këtyre periudhave.
Meta na njeh edhe me disa prej emrave të cilët do të referojnë gjatë dy ditëve të konferencës solemne dhe që realisht janë të një gjeografie të gjerë si Fisher, Noel Malkolmn, Nikola Pano.
Kumtimet e konferencës do të përmblidhen në një botim dy gjuhësh shqip- anglisht.