E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi makaber ne France autori dyshohet vellai i njerit prej viktimave

Një nga pistat kryesore për vrasjen makabër në alpet franceze, duket të jetë ajo e parave. Një nga katër viktimat kohët e fundit kishte bërë një debat të nxehtë m vëllanë e tij pikërisht për shkak të një borxhi. Ka qenë prokurori francez i çështjes që ka deklaruar një gjë të tillë duke thënë se informacioni ka ardhru nga policia britanike. Duket se ka pasur një debat mes vëllezërve për arsye parash, dhe ky person do të merret në pyetje për shumë cështje. Por viktima ishte një emër i njohur edhe për shërbimet e inteligjencës britanike. Ka qenë pikërisht britanikja deili Meil që a publikuar këtë lajm duke cituar një cift të familjes që ka folur në kushte anonimitetit. Shërbimet e inteligjencës britanike e kishin vënë nën vëzhgim viktimën në vitin 2003 gjatë ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak. Fqinji në fjalë deklaron se kishte strehuar në banesën e tij viktimën. Por nga ana e shërbimeve britanike nuk ka ende asnjë konfirmim, pasi sipas tyre viktima nuk është konfirmuar ende për identitetin e tij. Sipas burimeve të policisë franceze viktima Sad al Hilli ishte 50 vjec dhe kishte lindur në Bgdad, por prej shumë vitesh jetonte në Britaninë e Madhe në Kontenë Surej në periferinë e Londrës jugore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›