E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë Nata e Bardhë



Nata e Bardhë e Kulturës në Shegë të Lezhës është një iniciativë e Bashkisë Lezhë, Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit Europian të Turizmit e prezantuar nga kryebashkiaku Viktor Tusha e cila synon përmes aktiviteteve kulturore të rritet menaxhimi i aseteve turistike të rrethit të Lezhës. Përzgjedhja e Shegës si simbol i qytetit të Lisusi antik, ka të bëjë me totemin turistik ashtu si pema e ullirit apo vreshtaria.

Festimet do të nisin në 18 qershor ditën e shtunë me një festival të shegës ndërsa do të vijojë me një konferencë kombëtare në 19 qershor me specialistë nga sfera e turizmit prej Italisë dhe vendeve të tjera. Më tej festimet në Lezhë do të vijojnë me një performancë dhe spektakël me pjesëmarrjen e të rinjve mbarë shqiptarë nga vendi dhe trojet në stinën verore të nisur në Apolloni të Fierit me logon "Shqipëria është Kulturë". Pritet që të rritet fluksi i turistëve në veriperëndim të vendit, të hartohet master plani i strategjisë së zhvillimit të Lezhës si dhe promovohet historia 3 mijë vjeçare si kështjella e Lezhës, vendvarrimi i kryeheroit Skanderbeg dhe muzeu i Beslidhjes së princave paralelisht edhe me rritjen e sporteve të gjuetisë dhe peshkimit nëpër laguna.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›