Një portret për Bach-un
18/06/2010 Java e kinemasë spanjolle. Në natën e dytë, një dokumentar për Luftën Civile në Spanjë
Është çelur dje në Tiranë, java e IX e Kinemasë Spanjolle. “Evropa në ekran” do të zhvillohet nga 17 deri më 23 qershor në Kinemanë “Imperial” dhe vjen në kuadrin e programacionit kulturor të mbylljes së Presidencës Spanjolle të BE-së. Ka qenë filmi “Qetësia para Bach-ut” (2007), me regji të Pere Portabella ai që ka shënuar “çeljen” e javës së IX të Kinemasë Spanjolle, i cili u projektua para një publiku, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio.
Filmi është një portret i Johan Sebastian Bach, i cili shkon të jetojë në Leipzig në një moment kur muzika e tij nuk ishte akoma e njohur, por pasioni dhe puna e tij janë letrat e tija më të mira për t´u prezantuar dhe talenti i tij do të rritet me kalimin e viteve. Përreth këtij argumenti, gati si një anekdotë, Portabella realizon një përafrim me muzikën, ashtu si dhe me disiplinat që e rrethojnë, nëpërmjet veprës së Johann Sebastian Bach, ku muzika kthehet në një personazh më shumë.
Sot në Javën e Kinemasë Spanjolle do të projektohet filmi dokumentar “Kutitë spanjolle” (Las cajas españolas) (2004) me regji të Alberto Porlan. Dokumentari përmbledh historinë e një ndodhie gjatë Luftës Civile Spanjolle, kur Qeveria Republikane krijoi Njësinë e Mbrojtjes së Thesarit Artistik për të mbrojtur veprat e muzeut “Prado” dhe të evitonin që këto vepra të dëmtoheshin gjatë përballjeve. Filmi rindërton momentet gati si një epope përgjatë së cilave këto vepra arti u ambalazhuan në 1868 kuti deri sa arritën në Gjenevë. Aty u krijua Komiteti Ndërkombëtar për Shpëtimin e Thesarit Spanjoll dhe u ruajtën deri në kthimin e tyre në muze, më 9 shtator të 1939.
Java e IX e Kinemasë Spanjolle përfshin në programin e saj projektimin e një serie filmash spanjollë të realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së si Portugalia, Gjermania apo Franca, për të treguar ndryshimet dhe sfidat që si Spanja ashtu edhe Evropa ka përballuar në 50 vitet e fundit dhe me pesë portet që reflektojnë aspekte të ndryshme të shoqërisë evropiane sipas vështrimit të kinemasë spanjolle.