E Diel, 1 Nëntor 2026

Konference Shtypi e zedhenesit te Kryeministrit, Aldrin Dalipi Sic dhe e dini qeveria ka miratuar ne mbledhjen e djeshme te saj nje pakete aktesh ligjore dhe nenligjore per decentralizimin e pushte

Konference Shtypi e zedhenesit te Kryeministrit, Aldrin Dalipi

Sic dhe e dini qeveria ka miratuar ne mbledhjen e djeshme te saj nje pakete aktesh ligjore dhe nenligjore per decentralizimin e pushtetit vendor duke mbyllur ne kete menyre cilklin pergatitor te reformave, duke nderrmare per here te pare nje hap te vertete ne kete drejtim i cili orienton nje faze te re te decentralizimit real dhe progresiv te veteqeverisjes mbi bazen e autonomise se tyre.

Miratimi i projektligjit dhe propozimi i tij parlamentit per sistemin e tatimeve, taksave dhe tarifave vendore i cili do te filloje te zbatohet ne fillim te vitit te ardhshem do te ndikoje ne dhenien e kompetencave te drejtes per mbledhjen e nje niveli te caktuar taksash per aktivitete dhe bisnese brenda territorit te tyre .

Kjo autonomi financiare e pushtetit vendor eshte ne perputhje te plote me parimet e Kushtetutes dhe te kartes europiane te autonomise lokale dhe perben nje hap te rendesishem progresiv drejt integrimit te Shqiperise ne Europe.

Ne kete kuptim Qeveria Shqiptare me keto hapa te nderrmara synon jo thjesht decentralizimin si qellim ne vetevete por synon te krijoj hapesirat e nevjshme te integrimit rajon me rajon qe do te thote se Bashkite dhe Komunat ne territor do te jene me te cliruara nga centralizimi qendror ne funksion te marredhenive dhe integrimit me rajonet homologe europiane .

Po ashtu ne paketen e decentralizimit eshte miratuar dhe dokumenti i politikave te decentralizimit te sherbimit dhe furnizimit me uje dhe kanalizimet si dhe masat per zbatimin e tij e cila krijon mundesine e kalimit rast pas rasti te ujesjellsave dhe rrjeteve te kanalizimave njesive te qeverisjes vendore te cilat jane plotesisht te gatshem per ti administruar ato.

Paketa e miratuar dje sjell ne vemendjen e ketij procesi dhe me afer qytetareve sherbimet e ndryshme duke krijuar hapesire administruesve vendore per te administruar kete proces sipas standarteve cilesisht te permiresuara bashkekohore.

Po ne kete drejtim eshte edhe percaktimi i statusit te nenepunesit civil per administraten e Prefekturave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›