Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot mbasdite ne nje takim te vecante Kardinalin e larte Sepe. Ne fillim te ketij takimi Kardinali i larte Sepe ka kujtuar viziten e sukseshme te Kryeministrit Nano

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot mbasdite ne nje takim te vecante Kardinalin e larte Sepe.
Ne fillim te ketij takimi Kardinali i larte Sepe ka kujtuar viziten e sukseshme te Kryeministrit Nano ne seline e shenjte dhe u shpreh se perpara ardhjes ne Shqiperi ishte porositur nga Ati i Shenjte Papa Gjon Pali i dyte per te sjelle pershendetjet e tij te vecanta dhe bekimin e tij per Kryeministrin Nano.
"Ati i Shenjte - u shpreh Kardinali i larte Sepe- e kujton me shume vleresim takimin me Ju ne rezidencen e Tij si shume mbreselenese dhe jam i lumtur t'ju percjell pershendetjet e Papa Gjon Palit per Ju dhe mbeshtetjen e Selise se Shenjte" u shpreh Kardinali i larte Sepe duke i dhuruar Kryeministrit Nano nje dhurate nga Ati i Shenjte .
"Ati i Shenjte vlereson dhe inkurajon rolin tuaj ne progresin e gjithanshem ne Shqiperi dhe ne vecanti mbeshtetjen per ushtrimin e veprimtarise fetare ne Shqiperi" tha Kardinali i larte Sepe.
Kryeministri Nano ka falenderuar Kardinalin e larte per pershendetjet e percjella nga Ati i Shenjte duke kujtuar vemendjen dhe ndjenjat e Tij te vecanta per Shqiperine dhe Shqiptaret .
Kryeministri ka theksuar ne kete takim vleresimin maksimal per procesin e shenjterimit te Nene Terezes nga Ati i Shenjte si nje ngjarje te madhe per te gjithe shqiptaret per njeriun qe shperndau paqe dhe dashuri ne te gjithe boten.
Gjthashtu Kryemministri ka shprehur deshiren dhe shpresen e plotesimit te vendit vacant prane Vatikanit te Kardinalit Imzot Koliqit me nje nga personalitetet e larta te Kishes Katolike Shqiptare te njohur per veprimtarine dhe perkushtimin e tyre ne te gjithe rajonin e Ballkanit.
Kryeministri ka garantuar per bashkepunimin e qeverise me drejtuesit e larte te Kishes Katolike ne Shqiperi dhe krijimin e mundesive dhe lehtesirave per ushtrimin e veprimtarise si respektim te vlerave dhe kultures fetare ne Shqiperi.