Në mbledhjen e radhës te Këshillit të Ministrave që filloi sot në orën 17.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, veç paketës së akteve ligjore e nënligjore për decentralizimin e pu
Në mbledhjen e radhës te Këshillit të Ministrave që filloi sot në orën 17.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, veç paketës së akteve ligjore e nënligjore për decentralizimin e pushtetit vendor, u miratuan edhe një numër vendime e projektligje të tjera.
Këshlli i Ministrave adoptoi vendimin: "Për miratimin, në parim, të Memorandumit të Mirëkuptimit për Tregun Rajonal të Energjisë Elektrike në Europën Juglindore dhe për integrimin e tij në tregun e brendhsëm të energjisë elektrike të Bashkimit Europian".
Shqipëria është bashkuar me të gjitha nismat që kanë synuar dhe synojnë bashkëpunimin e vendeve të rajonit, për fuqizimin e sistemeve elektro-energjetike dhe rritjen e eficencës në përdorimin e burimeve të tyre energjetike. Gjithashtu vendi ynë bën pjesë në grupin e vendeve për krijimin e një tregu rajonal kompetitiv të energjisë elektrke në vendet e Europës Juglindore dhe së bashku me Bosnjë Hercegovinën, Bullgarinë, ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Greqinë, Rumaninë, në prani të Komisionerit Europian për Energjinë, ka firmosur deklaratën e Qëllimit në Selanik, me të cilën janë bashkuar më vonë edhe Kroacia dhe ish- R. F. e Jugosllavisë. Po ashtu Shqipëria ka firmosur Memorandumin e Mirëkuptimit për Krijimin e Tregut Rajonal të Energjisë Elektrike
Draft Memorandumi i Mirëkuptimit iu nënshtrua një procesi gjykimi e vlerësimi nga vendet e Rajonit dhe Donatorët e, mbi bazën e sugjerimeve, propozimeve e komenteve të tyre, u arrit formulimi i draftit përfundimtar, i cili do t'u prezantohet Ministrave të Energjisë të vendeve të Europës Juglindore në takimin e Athinës që do të zhvillohet më 15 Nëntor 2002 dhe do të nënshkruhet prej tyre. Qëllimi dhe dhe objektivat Memorandumit janë në përputhje me parimet e vendosuara për procesin e stabilizim asocimit, në të cilin ka hyrë dhe vendi ynë. Qëllimi dhe objektivat e Memorandumit janë në përputhje me Dokumentin e Politikave të sektorit të Energjisë dhe Planit Strategjik për Integrimin Europian, që janë miratuar nga Qeveria Jonë. Memorandumi i mirëkuptimit vlerësohet shumë i dobishëm dhe do t'i shërbejë zhvillimit të sektorit tonë elektro-energjetik dhe integrimit të tij në sistemet rajonale e europiane.
U miratua vendimi "Per nje shtese ne rregulloren "Per etiketimin e produkteve ushqimore", te miratuar me vendimin NR. 604, date 17.11.2000, te Keshillit te Ministrave.
Ky vendim ka per qellim te plotesoje nje kerkese bashkekohore per rritjen e cilesise dhe sigurise se produkteve ushqimore nepermjet persosjes se ligjshmerise ne industrine ushqimore, ne vijim te ligjit NR. 7941 date 31.05.1995 "Per Ushqimin".
Miratimi i kesaj shtese ne Rregulloren "Per etiketimin e produkteve ushqimore" eshte domosdoshmeri ne kete periudhe pasi te gjitha Organizmat e Kontrollit te Ushqimeve ne shkalle vendi do te jene te motivuara per te parandaluar dukurite e mashtrimeve dhe fallsifikimeve qe vihen re ne industrine ushqimore si dhe ne produktet ne tregun publik duke e shnderruar industrine ushqimore ne te ardhmen e afert ne nje model krahasues me ato te vendeve fqinje.
Gjithashtu, kjo ka rendesi te vecante per konsumatorin pasi ai informohet ne menyre reale, qe ne etikete, per karakteristikat thelbesore te produktit ushqimor qe konsumon. Vendosja e normave te tilla per te disiplinuar paraqitjen e produkteve ushqimore dhe per te paradanluar produktet e fallsifikuara merr nje rendesi te vecante per mbrojtjen e te drejtave te tregtareve dhe vetive industriale, treguesit e burimit dhe ndalimin e konkurences se pandershme. Kjo shtese e permendur ne rregulloren e siperpermendur percakton menyren e etiketimit te te gjitha produketeve ushqimore te importuara qe i afrohen konsumatorit per perdorim individual dhe kolektiv.
U miratua sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave vendimi "Per miratimin ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per ripranimin e personave".
Hartimi dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Gjermanisë ka nisur me kërkesë të palës gjermane, në kuadrin e bashkëpunimit për t'i dalë përpara integrimit ilegal dhe qëndrimit të paligjshëm të personave në territoret e të dy shteteve.
Marrëveshja e vë theksin në bashkëpunimin e të dy palëve kundër emigracionit të paligjshëm që shqetëson të dy vendet e konkretisht ne ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm në të dy vendet. Kjo marreveshje synon gjithashtu bashkëpunim dypalësh në shkëmbimin e informacionit duke ruajtur karakterin konfedencial te tij, si dhe asistencë të ndërsjelltë në trajtimin e rasteve të tranzitit.
Situata e tanishme si dhe angazhimet e Qeverisë Shqiptare për të bashkëpunuar në planin europian e bëjnë të nevojshme nënshkrimin e marrëveshjeve të ripranimit në shtetet komunitare dhe përputhet me rritjen e përpjekjeve që po bën Shqipëria për përfundimin e marrëveshjeve të ripranimit me të gjitha vendet e Bashkimit Europian e vendet fqinje. Ky është edhe një rekomandim i Komisionit Europian për Shqipërinë.
Kjo marreveshje do te rregulloje juridikisht problemet e migracionit, parandalon impaktet kriminale ne kete fushe, si dhe do te ndikoje drejtperdrejt ne integrimin e Shqiperise ne planin europian e me gjere.
Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua vendimi "Per miratimin e marreveshjes, ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Suedise, per projektin "Mbeshtetje per zhvillimin e regjistrit te statikave te biznesit dhe perdorimin e tyre ne hartimin e Llogarive Kombetare" .
Projekti i propozuar "Mbeshtetje per zhvillimin e regjistrit te bisnesit, statikave te bisnesit dhe perdorimin e tyre ne hartimin e Llogarive Kombeatre", mbeshtetur ne marreveshjen e mesiperme paraqet interes per nje zhvillim te qendrueshem dhe te integruar te statistikave, ne kuadrin e bashkepunimit rajonal dhe te perafrimit te Sistemit Statistikor Kombetar me rekomandimet e Komunitetit Europian.
U miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes teknike, ndermjet Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Italise, per veprimtarine e Bahkepunimit dhe te Asistences per Ristrukturimin e zones ne akademine e forcave ajrore, ne Vlore dhe ate te pistes se fluturimit ne Pish Poro".
Qellimi i ketij projektligji konsiston ne percaktimin e detyrimeve reciproke te paleve, per venien ne zbatim te aktiviteteve te nisura qe nga nenshkrimi i marreveshjes se pare ne qershor te 2001, midis Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Italise, "Ne lidhje me aktivitetin e bashkepunimit dhe asistences per ristrukturimin e infrastruktures logjistike dhe stervitore ne Akademine e Forcave Ajrore ne Vlore dhe per sistemin e pistes se fluturimit prej dheu ne Pish Poro" .
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes teknike, ndermjet Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe Ministrise se Mbrojtjes Kombetare te Republikes se Greqise, per rregullimin e proceduarve te ndertimit, pajisjes dhe plotesimit me personel te spitalit ushtarak te Gjirokastres".
Qellimi i ketij vendimi konsiston ne vete nenshkrimin e kesaj marreveshjeje e cila do te siguronte edhe nje baze me te mire se deri tani per t'i ardhur ne ndihme ushtarakeve qe do te kene nevoje per diagnostikim dhe kurim Brenda dhe jashte vendit. Po keshtu zbatimi i ketij projekti do t'i sherbente per ndihme mjekesore edhe banoreve te zonave prane Spitalit Ushtarak Gjirokaster per raste emergjence.
Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim te marreveshjes, ndermjet Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se shqiperise dhe Ministrise se Mbrojtjes Kombetare te Republikes se Greqise, per pjesemarrjen e personelit, ustarak dhe civil, Shqiptar ne qendren nderkombetare stervitore per operacionet mbeshtetese te paqes".
Qellimi i kesaj marreshjes eshte te krijoje nje strukture ligjore, e cila eshte e nevojshme per pjesemarrjen e personelit ushtarako-cilvil shqiptar ne Qendren Stervitore Nderkombetare per Operacionet Mbeshtetese te Paqes. Pjesemarrja ne aktivitetet e "Qendres" nuk eshte e drejtuar kunder ndonje shteti tjeter dhe nuk ka si qellim te stervise personelin ose forcat ushtarake kunder çdo shteti tjeter ose grup shtetesh. Misioni i stervitjes eshte te siguroje nje nivel te larte edukimi teorik, praktik si dhe trajnime te skuadrave dhe te trupave nderkombetare ne perputhje me standartet e organizatave nderkombetare si OKB, OSBE, NATO dhe BE.
U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te dokumetit per ndryshimin e marreveshjes se Grantit, NR TFO20427, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Bankes Boterore, per financimin e projektit "Ruajtja e Liqenit te OHRIT".
Në marrëveshjen e grantit nenshkruar midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, në Projektin e Ruajtjes së Liqenit të Ohrit, ishte parashikuar që ky projekt të përfundonte në qershor të këtij viti dhe percaktoheshin pesë kategori shpenzimesh. Në bazë të marrëveshjeve të përbashketa të palëve Banka Botërore miratoi kërkesën për shtyrjen e datës së perfundimit te projektit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm duke shtuar edhe zërin e supergranteve. Ky ze qe shtohet ne kategorine e shpenzimeve ka të bëjë me menaxhimin e Pellgut Ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit, objektivi final i të cilit është Përgatitja e Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Qendrueshëm të këtij pellgu.
Realizimi i ketij objektivi nder te tjera parashikon edhe zhvillimin kryesisht nga institucionet/organizatat lokale dhe komuniteti, te nje sere projektesh pilot qe fokusohen kryesisht ne projekte te karakterit demonstrativ/sensibilizues per mbrojtjen e liqenit nga ndotja dhe demtimet. Vlera totale e ketyre projekteve kap shifren 130.000 USD.
Këshilli i Ministrave adoptoi vendimin: "Për miratimin e lejës së funksionimit të institucionit arsimor, jopublik, "Amaro Tan".
Sipas vendimit të mësipërm u miratua dhënia e lejës së funksionimit të institucionit arsimor, jopublik, fetar "Amaro Tan", të nivelit të arsimit parashkollor, (kopësht) dhe cikël i ulët i 8-vjeçares, klasa e I –IV, që do të hapet në qytetin e Pogradecit.
Ky institucion arsimor jopublik, ku do të zhvillohen edhe lëndë fetare, ka si qëllim edukimin e fëmijëve në qytetin e Pogradecit. Fëmijët që do të zgjedhin për të vazhduar këtë institucion, krahas lëndëve mësimore të detyruara, do të zhvillojnë, në mënyrë të integruar me to edhe edukimin fetar, frekuentimi i të cilit është me dëshirë.
Themeluesit e këtij institucioni arsimor, janë anëtarë të një fondacioni, atij "Të rinjtë një mision" dhe motivi i tyre është t'u vijnë në ndihmë fëmijëve të cilët kërkojnë të mësojnë më shumë për Zotin dhe njëkohësisht të ndihmojnë në edukimin e tyre. Ky institucion Arsimor Jopublik, Fetar do të administrohet nga zj. Judi Mitstifer, anëtare e fondacionit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcakton mënyrën e funksionimit dhe modalitetet përsa i përket planit mësimor, programeve lëndore dhe teksteve, për pjesën laike.
Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua vendimi "Per rishperndarje fondesh buxhetore per shkaterrimin e ures se vjeter te Mulletit"
Qellimi i ketij vendimi konsiston ne shmangjen e cfaredo avarie te mundshme. Eshte me mjaft interes qe te angazhohen kompani te specializuara per keto lloje punimesh, te cilat jane teper specifike dhe delikate, mbasi do te punohet me lende plasese.
Kjo kerkon shume kujdes e profesionalizem per te mos tronditur e demtuar konstruksionet e ures se re,e cila eshte mjaft prane te vjetres, pothuajse ngjitur me te.
Ne mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua projekligji "Per ratifikimin e Traktatit për parandalimin e plote te provave berthamore".
Traktati per Ndalimin e Plote te Provave Berthamore eshte nje instrument baze i regjmit nderkombetar i mosperhapjes se armeve berthamore dhe i carmatimit berthamor. Qellimi I Traktatit eshte ndalimi total i provave berthamore duke kufizuar zhvillimin dhe permirsimin cilesor te tyre si dhe zhvillimin e tipeve te reja te avancuara te ketyre armeve.
Mosperhapja dhe carmatimi berthamor jane ceshtje me interes global dhe qe ndikojne ne te gjitha shtetet dhe rajonet e botes. Objektivi eshte per t'í kontribuar ne menyre efektive parandalimin e perhapjes se armeve berthamore ne te gjitha aspektet, per procesin e carmatimit berthamor duke i kontribuar keshtu paqes dhe sigurise nderkombetare.
Ratifikimi i ketij Traktati do te permiresoje imazhin e vendit, pa i shtuar asnje detyrim pervec atyre qe tashme i kemi dhe i realizojme.
U miratua vendimi "Per disa ndryshime ne rregulloren "produktet e mbrojtjes se bimeve", miratuar me vendimin NR. 72, date 15.2.2001, te Keshillit te Ministrave.
Produktet për mbrojtjen e bimëve (PMB) duke qënë njëkohësisht dhe lëndë me veprime dytësore në njerëz, kafshë shtëpiake dhe mjedis, janë kudo subjekt i kufizimeve ligjore. Sipas regullores së Produkteve për mbrojtjen e bimëve, ne te gjithe kategorite e regjistrimit zbatohet parimi i njohjes reciproke. Sistem reference per kete sherbejnë vendimet e KE apo të vendeve me infrastukturë të avancuar. Por një pjesë e Produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB) konsiderohen lëndë aktive. Rregullorja po luan një rol bllokues. Për tí hapur rrugë zhvillimeve të reja në industrinë e prodhimit është menduar që neni bllokues të riformulohet duke ju referuar lëndës aktive që përmban PMB-ja dhe statusit që kjo lëndë ka në vendet e KE.
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua edhe vendimi "Per propozim kuvendit te kanditaturave per anetare te Keshillit Drejtues te Entit Rregullator te telekomunikacioneve".
Zoterinjte Alqi Biraçi dhe Luan Muço propozohen për anëtare te Këshillit Drejtues te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve.