Sot në mesditë Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një vizitë pune në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Në mjediset e kësaj Akademie Kryemistrin e priti Kryetari i saj p
Sot në mesditë Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një vizitë pune në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Në mjediset e kësaj Akademie Kryemistrin e priti Kryetari i saj profesor Ylli Popa dhe Ministri i Arsimit dhe Shkences Prof. Luan Memushi.
Kryeministri Nano zhvilloi fillimisht një bisedë te ngushte me kryesinë e Akademisë së Shkencave, ku u njoh së pari me gjendjen në të cilën ndodhet kjo Akademi vecanerisht në situatën e sotme te nje ekonomie te hapur dhe ku konkurenca se bashku me programet ambicioze te shoqerise shqiptare e kane vene ate para alternativave konkuruese dhe domosdoshmerise se reformave.
Per kete arsye, tha Kryeministri Nano, duke e vleresuar lart aktivitetin tuaj, une ju bej thirrje ne emer te qeverise shqiptare qe te krijojme se bashku nje strukture aktive te komunikimit ku ju, me dijet dhe strukturat tuaja, jo vetem te realizoni oponecen shkencore te programeve dhe projekteve, por te jeni pjese aktive e realizimit te ketyre projekteve.
Kjo do kerkoje qe institutet tuaja shkencore te reformohen dhe te perballojne nje realitet te ri ku jo vetem strukturat private, jo vetem ato homologe te qendrave te tjera sic jane universitetet, por edhe prania e niveleve te reja dhe e strukturave te reja bashkekohore perendimore, ju kerkojne nje pozicionim te ri.
Ne te gjithe do te deshironim nje ze me te fuqishem te akademise ne programimin, por edhe ne vendimarrjen evropianizuese. Per kete Qeveria qe une drejtoj ju konsideron partneret e vet". "Besoj se fakti që Ju jeni kaq afër Parlamentit, shtetit dhe buxhetit te tij, nuk më ka sjellë mua këtu që t`ju trajtoj Ju si institucion në varësinë time. As qe do ta deshironim nje gje te tille, pasi ne vend te nje partneri, do te kishim nje institut me shume ne varesi, tha ai ne fjalen e hapjes. Sfida e re qe kemi perpara, standarizimi i strukturave dhe proceseve sipas parametrave perndimore, na e kerkon me kembengulje edhe kete partneritet.
Ne vijim, gjate nje debati te fryteshme me Kryesine e Akademise se Shkencave dhe Ministrin e Arsimit dhe Shkences, ata strukturuan nje kalendar sipas se cilit do te behet e mundur te koordinohet me mire dhe te vihet ne eficence veprimtaria shkencore e ketij institucioni te rendesishem me aktoret e tjere shkencore te pranishem ne realitetin shqiptar.
Ne mbyllje te takimit ku moren pjese edhe drejtoret e institutive shkencore dhe kerkimore ne sistemin e akademise, Kryeministri Nano prezantoi kalendarin e mesiperm dhe degjoi opinionet e drejtuesve dhe te shkencetareve.
"Unë dua t`ju them Ju në emër të Qeverisë se ne nuk duam dhe nuk mund ta bëjmë vetëm detyrën e permiresimit te parametrave dhe te integrimit te Shqiperise ne boten e civilizuar, perfundoi ai".
Kjo është hera e dytë që Z.Fatos Nano si Kryeminister e viziton këtë Akademi.