Sot, Kryeministri Fatos Nano, priti ne nje takim te vecante Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes James Jeffry. Gjate ketij takimi ambasadori i dorezoi Kryeministrit Fatos Nano letren e derg
Sot, Kryeministri Fatos Nano, priti ne nje takim te vecante Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes James Jeffry. Gjate ketij takimi ambasadori i dorezoi Kryeministrit Fatos Nano letren e derguar nga Zevendes Presidenti Dick Cheney, leter e cila eshte pjese e dialogut politik intensiv mes Shqiperise dhe aleatit te saj strategjik, SHBA. Ne mesazhin e zv.Presidentit Amerikan drejtuar Kryeministrit Nano thuhet:
"Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimit të vjen nga Saddam Hussein.
Sic jeni në dijeni, Presidenti është i vendosur ti përballojë këto kërcënime për sigurinë e SHBA, miqve dhe aleatëve tanë, përfshi edhe Shqipërinë. Me solidaritetin e vendeve si juaji, unë kam besim se do t'a përmbushim këtë qëllim jetik.
Vendimi juaj për të nënshkruar një marrëveshje me SHBA për artikullin 98 është shumë i mirëpritur dhe unë ja kam përcjellë këtë vendim Departamentit të Shtetit. Ju falenderoj për marrjen e këtij hapi largpamës, i cili do t'i mundësojë SHBA të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në vendet e Ballkanit.
Më lejoni ta shfrytëzoj këtë mundësi komunikimi për t'ju inkurajuar të vazhdoni përparimin në zbatimin e Planit tuaj të Veprimit për anëtarësim në NATO. Komponentë të këtij Plani janë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në institucionet më të mëdha politike, ekonomike dhe të sigurisë në nivel Transatlantik dhe Evropian. Plani juaj i Veprimit përputhet me vizionin e Presidentit të SHBA për Evropën si një e tërë, e lirë dhe në paqe.
Më lejoni t'ju falenderoj për rolin që Shqipëria luan si faktor stabilizues në rajonin tuaj.
Ne kemi besim tek vazhdimi i punës sonë me ju për realizimin e qëllimeve të sigurisë së përbashkët".