Fushë Krujë, rreth 70 të dënuar në grevë urie

Rreth 70 të dënuar në burgun e Fushë Krujës kanë hyrë në grevë urie, si pasojë e mungesës së kushteve dhe mos respektimit të rregulloreve.
Sipas burimeve jo zyrtare, të burgosurit kanë refuzuar të gjithë ushqimimin, në shenjë proteste për mungesën e ujit dhe kushteve higjenike, por edhe mosrespektimit të rregullores së lejeve.
Greva e urisë së rreth 70 të burgosurve ka nisur që prej një jave, ndërsa ende nuk është konfirmuar se kur do të përfundojë.