Një gënjeshtër për sarkofagun e Chernobilit?
“Isha në Sarkofagun e Chernobilit”, quhet libri me të cilin një oficer i pensionuar i KGB’së po viziton redaksitë e revistave gjermane dhe austriake.
Edhe pse thotë se ishte dëshmitar i katastrofës, libri i tij është fikcion.
Më 26 prill u mbushën 25 vjet prej katastrofës në centralin bërthamor Chernobil. Pikërisht në përvjetor, në tregun gjerman të librit u shfaq libri i i dëshmitari, i cikli përvojën e tij e barti në letër.
Por, problemi qëndron në atë se autori, Anatolij Tkasuk, i cili prezantohet si dëshmitar i ngjarjes, asokohe ishte agjent i KGB’së ruse, dhe se vepra e tij është një fikcion i pastër, e cila, sipas kritikëve, përmes teorisë së saj të konspiracionit mund të shkaktojë pasoja negative tek lexuesi.
"Isha në Sarkofagun e Chernobilit” është një libër me të cilën agjenti i pensionuar i KGB’së, Tkasuk, në çdo redaksi gjermane apo austriake është prezantuar si dëshmitar kredibil i katastrofës. Ndryshe, nëntitulli i romanit të tij është “Raporti i Një të Mbijetuari”.