E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konference per shtyp e Kryeministri Berisha ne Bruksel

Deklaraten e tij Kryeministri Berisha e nisi me nje urim per te gjithe besimtaret shqiptare per festen e Kurban Bajramit.

Kryeministri Berisha i cili po ndjek ne Bruksel konferencen Ballkani ne zemer te Europes e iniciuar nga Partia Popullore Europiane PPE sot ne mesdite sebashku me kryetarin e grupit parlamentar te PPE-se ne Parlamentin Europian zotin Joseph Daul dhe ministrin e Jashtem dhe Integrimit Europian te Kroacise zotin Gordan Jandrokovic dhane nje konference te perbashket per shtyp ne seline e Parlamentit Europian.

Deklaraten e tij Kryeministri Berisha e nisi me nje urim per te gjithe besimtaret shqiptare per festen e Kurban Bajramit. Ne vijim te konferences Kryeministri iu pergjigj edhe interesimit te medias se huaj ne lidhje me zhvillimet ne Shqiperi.

Kryeministri Berisha Faleminderit shume zoti President per ftesen. Sot eshte nje dite krejtesisht e vecante per komunitetin mysliman eshte festa e Kurban Bajramit. Per me teper eshte dita e ringritjes se vertete per shqiptaret. 20 vjet me pare qytetaret e Shkodres myslimane katolike dhe ortodokse u mblodhen se bashku me nje guxim te jashtezakonshem u mblodhen 4 dite pasi i kishin bere kombit te tyre edhe nje ringritje tjeter organizuan meshen e pare ne varrezat e qytetit me 16 nentor ata u mblodhen ne nje xhami gjysme te shkaterruar. Me rastin e kesaj dite deshiroj ti pershendes shume ngrohtesisht. Brenda shtate viteve ata rindertuan nje nga vlerat e traditat me te vyera tolerancen e shkelqyer fetare.

Kur ne disa raste une degjoj deklarata nuk ka rendesi se nga kush qe shprehin njefare frike nga kjo arritje une thjesht u them atyre ejani ne Shqiperi dhe te shikoni se Shqiperia ka nje tolerance dhe harmoni fetare te pashembullt ne Europe.

Zoti President deshiroj tju falenderoj nga zemra per kete konference shtypi dhe per kete konference mbi Ballkanin. Ballkani eshte nje rajon qe ka krijuar ide te reja ne Europe te cilat mbeshteten teresisht mbi vlera. Per kete arsye vendi im dhe kombi e shef procesin e integrimit si nje proces te mbeshtetur krejtesisht mbi merita dhe performance.

Europa vendet anetare te BE-se jane te lira dhe ato kane shfaqur ndaj vendit tim nje solidaritet te jashtezakonshem pavaresisht nga historia e gjate e saj. Nga ana tjeter vendi im ka filluar nga nje situate e paimagjinueshme ku diktatura e kishte zhytur vendin tim ne humneren e historise.

Tani Shqiperia eshte nje vend me nje dinamike te admirueshme nje vend ku respektohen te drejtat e njeriut nje vend me nje ekonomi tregu qe ashtu si ekonomia europiane i ka mbijetuar krizes ekonomike pa rene ne recesion kjo krize nuk eshte thjesht globale ajo eshte hiperglobale. Te gjitha ekonomite e vogla jane te denuara nga hiperglobalizmi. Shqiperia i mbijetoi krizes sepse ajo mbeshtetet mbi parime themelore shume solide. Per momentin Shqiperia ka barren fiskale me te ulet ka nje administrate me te vogel se fqinjet e saj dhe ka investuar sa dyfishi i vendit te dyte pas saj.

Zoti President deshiroj tju falenderoj per gjithe perpjekjet tuaja per te na ndihmuar ne zgjidhjen e problemeve te krijuara nga pretendimet e opozites. Sic e dini une kam bere gjithcka qe eshte e mundur kam bere te gjitha kompromiset me perjashtim te dhunimit te Kushtetutes dhe dispozitave ligjore te vendit tim.

Une jam vene perballe nje situate krejtesisht te vecante. Zoti Daul Shqiperia zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare te cilat u cilesuan se permbushen pjesen me te madhe te standardeve themelore te OSBE-se. Nuk ka pasur asnje parregullsi dhe asnje prove per manipulim te rezultatit. Ka pasur disa probleme teknike ne procesin e numerimit por te cilat nuk kane ndikuar ne rezultatin perfundimtar.

Si perfundim shefi i opozites para zgjedhjeve perfshiu ne statutin e Partise se tij nje nen sipas te cilit ai do te largohej ne rast te humbjes se zgjedhjeve por pas zgjedhjeve pasi nuk mori rezultatin e deshiruar ai e ndryshoi kete nen ne statutin e Partise sipas te cilit kryetari nuk jepte doreheqjen. Por ky eshte nje rast i paprecedent.

Nga ana tjeter si fitues ne nuk kemi treguar revansh ndaj opozites. Si fitues jemi treguar te hapur ndaj saj. Per kete arsye une kam pranuar gjithcka qe mund te pranohet dhe ju zoti Daul jeni deshmitar per kete dhe une ju vleresoj se keni bere gjithcka per kete vend.

Kur vij ne Bruksel nuk mund te rri pa thene dicka ka nje parim themelor nga i cili nuk mund te heq kurre dore ka nje aksion mafioz kunder votes por une dua tju siguroj se ne rast se ka nje mafia me te keqe ajo eshte mafia e votes se lire.

Zoti President dhe miku im Daul une nuk do te pushoj kurre se punuari per voten e lire te qytetareve shqiptare qe sa here qe ata te votojne vota e tyre te jete e lire ashtu si vota e gjithe qytetareve te tjere europiane. Ju garantoj edhe njehere miqte e mi se nuk do te heq dore nga kjo gje sepse do te ishte nje gabim i tmerrshem nese nuk do te veproja keshtu.

Zoti kryetar faleminderit

Zoti Daul Hera e fundit qe vizitova Ballkanin perendimor ishte ne pranveren e ketij viti. Une u mrekullova nga vokacioni europian i ketyre vendeve dhe pergjegjesia e madhe qe tregojne drejtuesit e tyre ndaj procesit te integrimit europian si nje ceshtje kapitale.

Tre jane mesazhet kryesore qe do te jape Konferenca e organizuar nga EPP Ne zemer te Evropes. Mesazhi i pare ka te beje me pergjegjesine e ndersjelle dhe solidariteti ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor.

Mesazhi i dyte kryesor ka te beje me organizimin politik. Ne ndonje vend si ne Shqiperi shikojme se opozita refuzon te beje punen e vet ne Parlament dhe bllokon punen per miratimin e korpusit legjislativ europian. Une u them ndalni Kjo nuk eshte serioze Une kam qene atje kam pare dhe kam diskutuar me grupe te ndryshme politike perfshire dhe socialistet. Ne jemi perpjekur me zotin Martin Shultz per te ndryshuar kete situate por pa rezultat. Por kjo nuk na deshperon. Ndaj u kemi bere thirrje qe te tregojne te gjithe pergjegjesine e tyre politike pasi eshte vene ne loje e ardhmja europiane e Shqiperise. Dhe une deshiroj te them shume sinqerisht qe te tregojne respekt te plote per te drejten e ketij vendi pa te cilen demokracia nuk funksionon dhe demokracia duhet te funksionoje. Une nuk mund ta kuptoj asnjehere sesi opozita mund te bojkotoje parlamentin. Opozita eshte opozite dhe kjo eshte demokracia. Une e kuptoj natyrisht se ndonjehere eshte e veshtire per ta jetuar dhe zbatuar demokracine. Ky eshte funksioni i saj dhe une edhe njehere u bej thirrje te gjitha forcave politike qe te shfaqin fryme pergjegjesie dhe lidhur me kete dua te them se duke lexuar raportin e KE-se ajo qe shkruhet ne te tregon se Komisioni Europian nuk ka udhetuar shpesh dhe nuk ka diskutuar shpesh me forcat politike ne Shqiperi. Une po them ato qe mendoj dhe ato qe di. Nuk e them kete meqe ketu ndodhet Kryeministri i Shqiperise ai me njeh por e them per te qene korrekt se aty ne Shqiperi ka sundim te ligjit.

Mesazhi i trete dhe i fundit eshte qe BE duhet te beje me vendet e Ballkanit Perendimor ate qe ka bere me vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore dhe per kete ne u kemi ofruar atyre perspektiven europiane e cila do te ndiqet rast pas rasti dhe sipas nje kalendari te qarte. Per te qene te ndershem me vendet e Ballkanit Perendimor u themi atyre se nuk ka perspektive tjeter per keto vende pervec integrimit europian dhe ne duam ti ndihmojme ato ne realizimin e kesaj aspirate. Kete une ua them edhe kryeministrave dhe personave te tjere pergjegjes te vendeve te Ballkanit Perendimor qe ne te veme ne jete se bashku legjislacionin e BE-se dhe politikat e tij.

Pyetje Sivjet per Shqiperine nuk pati progres raport por nje opinion dhe keto jane dy gjera te ndryshme. Keshilli i BE-se nuk qe ne gjendje ti jepte Shqiperise statusin e vendit kandidat. Zoti Berisha a eshte e vetedijshme qeveria per demin qe i eshte shkaktuar marredhenieve te Shqiperise me BE-ne sepse kjo shkruhet vetem njehere ne historine e nje vendi

Kryeministri Berisha Zoteri marredheniet e Shqiperise me Komisionin Europian jane marredhenie te mbeshtetura mbi transparencen. Ne marrim shume seriozisht raportin. Meqenese ka nje proces qe eshte transparent madje me transparent qendrimi i qeverise ndaj opozites une nuk do te pranoja kurre ate qe nuk me takon. Cfare ka kerkuar opozita ajo ka kerkuar komision ne e kemi pranuar ajo ka kerkuar kryesimin e komisionit hetimor dhe ne kemi thene PO ajo ka kerkuar qe te hetohen te gjitha ceshtjet dhe ne kemi thene PO te gjitha ceshtjet me perjashtim te nje gjeje qe te mos hetohen politikisht vendimet e pushtetit gjyqesor sepse nuk mund te kete asnje force politike qe te kerkoje rishikimin e nje vendimi gjyqesor. Ndaj ne nuk kerkojme absolutisht asgje pervec vleresimit mbi bazen e performances. Sigurisht per ne shteti i se drejtes perben themelin e nje shoqerie te lire. Kjo ishte pergjigjja ime.

Pyetje Zoti Berisha ju keni 6 vjet ne drejtimin e qeverise keni fituar mandatin e dyte. A mund te na thoni si shpjegohet qe si ne progres raportin ashtu edhe ne opinionin e fundit por pa u kufizuar vetem ne to qe korrupsioni cilesohet vazhdimisht si nje problematike e vecante per Shqiperine. Aty flitet edhe per pavaresine e gjyqesorit si dhe per kontrollin e medias ku une dua te ndalem e kam fjalen per median e kontrolluar nga ju dhe jo nga opozita. Si ndiheni kur degjoni keto

Kryeministri Berisha Fillimisht ne pergjigje te pyetjes per korrupsionin do te thoja se nese ka nje fushe ku qeveria shqiptare ka arritur nje sukses te vertete spektakolar kjo eshte lufta kunder korrupsionit. Fale ketij suksesi ky vend ka arritur te dyfishoje te ardhurat kombetare. Eumlshte vendi qe ka pakesuar shpenzimet operative qeveritare nga 3.2 ne 1.8 perqind. Lufta kunder korrupsionit ka krijuar mundesine per vendin tim qe te shtoje te ardhurat ne 6 miliarde dollare. Ne rast se i doni beni nje krahasim te ketyre te dhenave me qeverite e tjera. Ne rast se kater vjet me pare Shqiperia renditej nder 24 vendet me te korruptuara te botes vitin e kaluar nder 95 vende te krahasuara Shqiperia u cilesua si vendi i pare me 100 perqind te prokurimeve elektronike. Vitin e kaluar Shqiperia mori cmimin e OKB-se per transparencen. Ajo ka te informatizuar sherbimet e taksave doganave tatimeve pranimit ne universitete etj.. Ju nuk keni absolutisht idene mbi vendin tuaj dhe mua me vjen keq per kete.

Lidhur me lirine e shtypit une besoj se pavaresisht nga problemet gjate ketij viti ka pasur nje permiresim te qarte dhe une nje i dashuruar pas librit mbetem gjithnje ne favor te lirise se shtypit. Kjo eshte e gjithcka dua te them per kete.

Pyetje per zotin Daul Eumlshte e natyrshme qe ju si parti e djathte te kuroni imazhin e homologeve tuaj. Por a mund te na thoni se cfare do te beni konkretisht per te ndihmuar koleget tuaj shqiptare dhe maqedonas per te bere nje ndryshime ne keto drejtime

Zoti Daul Une kam qene ne Shqiperi sic ka qene dhe eurodeputeti Eduart Kukan te cilin e shoh edhe ketu ne salle dhe e pershendes po ashtu Doris Pack ka qene dhe e njeh mire Shqiperine. Permenda keta e te tjere deputete qe i perkasin Partive Popullore Europiane. Une them ato qe di ne japim keshilla. Keshtu ne kemi punuar edhe me Kroacine si per krijimin e sistemit te drejtesise te lirise se medias dhe per te gjithe dosjen e integrimit europian. Qe te jem i ndershem me ju kur flas per Shqiperine kam krijuar nje imazh jo vetem per Tiranen por te gjithe vendin dhe kur flasim per shqiptaret qe duan te jetojne ne vendin e tyre atehere ne duhet te veprojme shume shpejt per te hequr vizat . Por tani iku koha kur ishte e ndaluar te dilje nga Shqiperia pa viza. Ne kemi derguar eksperte ne Shqiperi dhe ketu shikoj kolege te mi te cilet me shikojne te lumtur sepse kemi arritur sukses ne kete drejtim. Jam i bindur sepse besoj qe njerezit qe kane nevoje sot per viza ne Shqiperi studentet nxenesit nuk do te kene me nevoje per viza. Gjithashtu ne vazhdojme tu themi drejtuesve te qeverise dhe te gjithe forcave te pergjegjshme demokratike se cfare do te bejme per te ecur perpara. Ne dime qe ka ende problem me korrupsionin ne Shqiperi por jo vetem aty. E njejta gje ndodh edhe ne vende te BE-se prandaj ne po punojme fuqimisht per ta minimizuar fenomenin e korrupsionit dhe per te permiresuar kete situate. Dhe nese ju jeni i kenaqur me kete pergjigje ne vertete po punojme seriozisht per forcimin e shtetit te se drejtes ne kete rajon.


16/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›