E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Buxheti 2011 me i madhi e me i suksesshmi ne historine e vendit

Ky eshte i vetmi buxhet qe miratohet kete fundviti me nje rritje te tille rrogash e pensionesh.

Buxheti perballon me fature te plote perfundimin apo ndertimin e mbi dy mije kilometrave rruge.

Buxheti ka perqendrim te madh ne turizem. Agjencia turistike me prestigjioze e botes ne guidat e saj te botuara kete fundviti ka vendosur Shqiperine si destinacionin e pare turistik te planetit.

Rruget e vendeve turistike vendndodhjet arkeologjike duhet te jene perparesi absolute per rindertim e asfaltim.

Kryeministri Berisha trajtoi serish sot si ceshtje kryesore ne mbledhjen e qeverise projektbuxhetin per vitin 2011 duke kerkuar nga ministrat qartesimin e objektivave dhe projekteve sektoriale dhe berjen e transparences ne cdo qindarke te tij.

Kryeministri u ndal ne aspektet kryesore te projektbuxhetit rritjen e pagave dhe pensioneve infrastruktura dhe turizmi duke i konsideruar ato si tiparet kryesore te buxhetit 2011.

Ne analizen e tij Kryeministri Berisha u ndal ne perparesite e buxhetit per vitin e ardhshem dhe konkretisht

Qeveria ka si ceshtjen me kryesore gjer ne votim e tij buxhetin i cili po shqyrtohet nga komisionet ne parlament. Eumlshte e rendesishme te qartesohet cdo projekt dhe parlamenti te marre transparencen e plote e totale te cdo qindarke te buxhetit te vitit 2011.

E theksoj edhe nje here se ky eshte buxheti me i madh e me i suksesshem ne historine e vendit. Buxhet i cili mbeshtet teresisht te gjitha objektivat se pari ne rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ky eshte i vetmi buxhet te nderuar zoterinj ministra qe miratohet kete fundviti me nje rritje te tille rrogash e pensionesh. Ne qofte se buxhete te tjera edhe te vendeve me te zhvilluara shkojne me ngrirje ose ulje te rrogave dhe pensioneve buxheti ne Shqiperi shkon me rritjen me te madhe te tyre ne historine e vendit. Kete do ta quaja risine me kryesore te ketij buxheti dhe kjo sepse koherat jane jo te kthjelleta madje vende-vende edhe me bresher e stuhi ne rrafshin financiar cka ben qe te kontrastoje me shume nje politike e tille sociale. Edhe ne kushte te veshtira ne mbajme aspektin social si aspektin ose linjen e pare te kesaj qeverie dhe kjo eshte e drejte. Ata qe iu permbajten shtetit social faktikisht iu permbajten frymes njerezore te rendit kapitalist. Ata qe iu permbajten shtetit social iu permbajten parimit te drejtesise sociale ne shkallen me te madhe qe mund ti permbahen parim nga i cili nuk duhet te heqim dore kurre. Ndaj rritja e rrogave dhe pensioneve perben tiparin me kryesor te buxhetit qe po diskutohet.

Natyrisht buxheti perballon me fature te plote perfundimin apo ndertimin e mbi dy mije kilometrave rruge nga te cilat me kryesorja sigurisht eshte Tirane-Elbasan Ura e Vashes-Tirane Boshti i Jugut. Keto jane perparesite madhore infrastrukturore por dhe perfunduar se asfaltuara dhe filluar asfaltimin e mijera kilometrave te tjere.

Buxheti perqendrohet edhe ne infrastrukturen ujore. Do te jene qindra ujesjelles te rinj qindra kilometra kanalizime ne fshatra dhe zonat turistike te vendit do te shkojne drejt perfundimit 14 impiante te perpunimit te ujerave te zeza ne qe te gjitha brigjet e vendit nga Velipoja ne Sarande.

Buxheti ka perqendrim te madh ne turizem. Sic eshte bere me dije dhe sic po oshtin cdo dite ne mediat boterore agjencia turistike me prestigjioze e botes ne guidat e saj te botuara kete fundviti ka vendosur Shqiperine si destinacionin e pare turistik te planetit. Shqiperia destinacioni numer nje ne planet eshte lajmi me pozitiv qe qytetaret e planetit kane marre ndonjehere per kete vend. Qindra milion ne mos miliarda qytetare te planetit te cilet mendojne per pushimet e tyre sigurisht do ti referohen agjencise me prestigjioze per perzgjedhjen e destinacionit. Edhe ne rast se nuk vijne ne Shqiperi do te lexojne se Shqiperia eshte lsquomiss bota e turizmit per vitin 2011. Nga ana ime Shqiperia me duket lsquosuper miss por edhe miss-in organizohen nga shoqatat jo qeveritare shoqeria civile ndaj kam shume te drejte ta them kete qe nga pikepamja turistike Shqiperia u shpall lsquomiss planeti edhe pse e theksoj mua me duket lsquosuper miss. Ndaj zoterinj ministra qe javen tjeter do te ulemi te marrim ne analize nje e nga nje cdo problem qe ka te beje me mikpritjen e turisteve ne kete vend.

Buxheti eshte ne parlament. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ministria e Mjedisit Ministria e Puneve Publike dhe Transportit dhe te gjithe ministrite qe kane te bejne direkt apo indirekt me kete sektor do te rishqyrtojne edhe nje here cdo investim ne raport me turizmin.

Nuk duhet te gjendemi para situatave te papranueshme higjeno-sanitare. Instituti i Shendetit Publik dhe Agjencia e Mbrojtjes se Mjedisit nuk ka nevoje ta konstatoje ne vere por duhet ta parandalojne. Prandaj te dalin e te bejne kontrolle te rrepta ne gjithcka e ne cdo gje.

Ne buxhetin e komunave dhe bashkive zoti minister i Brendshem dhe zoti minister i Financave zeri i pare do te jete pastrimi i plehrave. Une nuk po ndalem ne komentin e kesaj agjencie se jam 100 perqind dakord me te por po theksoj nje gje qe jo vetem bregu eshte mahnites por absolutisht jane me qindra zona te tjera turistike qe jane po kaq mahnitese. Nuk ka rreth ne Shqiperi qe nuk u ofron vizitoreve pasuri e trashegimi te madhe kulturore te te gjitha koherave nga Gjirokastra ne Tropoje dhe kudo. Ndaj ne duhet te bejme gjithcka qe ne sezonin e ardhshem turistik Shqiperia te gjendet me e paster se kurre.

Ministria e Mjedisit te sjelle ligjet te cilat kane lidhje me riciklimet tu japim akses kompanive te riciklimit ne procesin e grumbullimit te mbetjeve. Kjo industri qe po rritet fatmiresisht sektori privat ka investuar ne kete industri gjer tani mbi 100 milion euro eshte jetike per te mbajtur mjedisin te paster.

Ministria e Kultures do te inspektoje se bashku me inspektoret mjedisit te gjitha mjediset te gjitha vendet e trashegimise kulturore te cilat me qindra ne menyre qe ato te mos jene tjeter vecse mjedis i paster jashte cdo lloj mbetjeje dhe plehrash.

Rruget e vendeve turistike vendndodhjet arkeologjike duhet te jene perparesi absolute per rindertim e asfaltim. Po marr Lezhen qe ka nje kala te mrekullueshme dhe eshte dhene porosi qe te ndertohet rruga per tek kalaja. Sidoqofte te merren te gjitha rruget nje nga nje me Fondin Shqiptar te Zhvillimit. Ndonese ne kete drejtim po ecet jane ndertuar disa rruge. Une isha tek Ura e Mesit eshte ndertuar rruga per ne Drisht po vazhdon rruga per ne Bylis duhet te shohim rrugen per ne zonen e Komanit. Edhe nese e zeme per nje moment se nuk e asfaltojme dot mund ti bejme nje rindertim shume te mire me materiale te qendrueshme si rera bituminoze apo teknika te tjera qe japin rruge shume cilesore pasi aty eshte thesari eshte zemra e trashegimise sone kulturore shqiptare. Te gjitha trashegimite kulturore jane thesare por aty eshte konservat material i vendit. Atje shkojne vetem ekspeditat si ekspedita shqiptaro-franceze qe punon aty cdo vere por vizitore pervec zogjve nuk shihet kush tjeter. Ndaj rruga duhet te kete perparesi pasi ajo eshte nje nga vendet arkeologjike me te rendesishme te vendit. Fillimisht ta permiresojme ne te gjitha standardet.

Ndaj ata qe e shpallen Shqiperine lsquomiss planeti duhet te kene te gjithe bekimin e miliona miliona turisteve qe pritet te vijne vitin e ardhshem ne Shqiperi. Sado qe qeveria ne planet e saj kishte si vitin turistik te Shqiperise 100 vjetorin e pavaresise dhe po pergatiteshim per kete ky zhvillim perben lajmin me pozitiv qe qytetaret e planetit kane degjuar per te se turizmi eshte lajm cilesor nuk ka lajm qe mbart ne vetvete me shume miresi te sintetizuara ne nje. Kjo do te thote shko ne Shqiperi sepse ke cfare te shohesh shkon ne Shqiperi se te presin shume mire shkon ne Shqiperi se ka nje infrastrukture te mire shko ne Shqiperi se ka ujerat me te mira dhe ka diellin me rrezatues ne kuptimin e nxirjes dhe vetive sheruese. Pra nuk ka ftese me te bukur qe ata marrin te vijne ketu te shohin nje Zvicer me det. E kam thene dhe e them se nje vendi me kaq shume male e vije te gjate bregdetare nuk mund ti thuash tjeter vecse nje Zvicer me det.

Investimet kane dhene frytet e tyre dhe dora dores po perfundojme cdo kilometer rruge qe zbret nga akset kombetare drejt detit te shkojme drejt siteve turistike me perparesi. Ne kete menyre ndihmohen shume edhe komunitetet. Imagjinoni llixhat e Permetit ne komunen Petran. Jane mahnitese me ujera me nje histori nga me interesantet absolutisht te denja per llixhat me te mira qe mund te ekzistojne. Ne e cuam rrugen gjer aty. Shpresat e komunitetit ishin shume te medha dhe te ligjshme. Disa kompani italiane kishin bere projekte mahnitese nenujore. Keshtu ne duhet te vazhdojme te shkojme ne cdo vend qe terheq dhe lehteson fluksin turistik. Me erdhi jashtezakonisht mire kur autoritetet e Permetit me thane se kishin kaluar 80 mije makina me targa te huaja ne Permet dhe me shume se per cdo gje tjeter flisnin per turizmin. Po keshtu edhe ne Kolonje Korce Pogradec e kudo.

Ndaj ju ftoj qe buxhetin ta shqyrtoni edhe nje here ne kuadrin e orientimit te tij drejt te gjitha vendeve terheqese per turistet shqiptare dhe boterore. Ministria e Kultures te shqyrtoje nje ritrajtim te keshtjellave te cilat jane me te shpeshta se kudo pasi lajmi kalonte nga keshtjella ne keshtjelle. Kjo qe tradita dhe faktikisht nga Rozafa gjer ne keshtjellen e Gjirokastres e me tutje po te ndjekesh ndertimin e tyre jane me dhjetera ne mos qindra keshtjella. Edhe ato duhet te rindertohen jo si fuqi e pushtetit aktual ndonese pasioni im per keshtjellat nuk ka kufi kete dua ta pohoj por si trashegimi e shkelqyer kulturore dhe historike.


17/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›