Arrestohet "i fundit" i bandës së Lushnjes
TIRANE- Operacioni i koduar i “Fundit” vë në pranga të dyshuarin si anëtar të Bandës së Lushnjes. Arjan Alico 46 vjec lindur e banues në Lushnje u arrestua nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Policia tha se arrestimi i Aliços u bë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21 prill 2006 kishte nxjerrë ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”, “vjedhje me dhunë” dhe “dhunimi i varreve”, vepra penale të parashikuara nga nenet 118, 139, 333 dhe 334 të Kodit Penal. Sipas zëdhënësit të policisë së shtetit Klodian Branko operacioni i kodur “I fundit”, ishte pjesë e operacionit “Laguna” për arrestimin e anëtarëve të bandës kriminale të Lushnjes.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda zhvillohet pocesi penal ndaj të pandehurve Arben Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Arjan Aliçko, Jorgo Muzaka dhe Rexhep Gina, ka nisur prej afro dy vitesh. Mbi supet e të pandehurve rëndojnë akuza të rënda, të kryera në kuadër të bandës famëkeqe të Lushnjës, të drejtuar nga Aldo Bare alias Alfred Shkurti. Ky i fundit ndodhet i arrestuar në Turqi në 2006 dhe nuk eshte ekstraduar ende në Shqiperi.
(s.g/BalkanWeb)