Bashkia e Durrësit diskuton me publikun pr/buxhetin 2009
Bashkia e qytetit të Durrësit diskuton me publikun projekt buxhetin për vitin 2009. Në 1 miliard e 390 milion lekë që është shuma e Buxhetit rreth 65 për qind e tij do të shkojë në investimet për infrastrukturën.
DURRËS- Është diskutuar me publikun projektbuxheti i Bashkisë së Durrësit për vitin 2009 1 miliard e 390 milion lekë që është shuma e buxhetit rreth 65 për qind e tij do të shkojë për investimet në infrastrukturën.
Në lidhje me infrastrukturën përveç disa rrugëve që do të rikonstruktohen do të ndërhyhet edhe në sistemin e rrugës hyrëse të qytetit ku lyerja e fasadave sistemimi i lulishteve do të kenë në fokus edhe lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara, duke eliminuar kështu pengesat urbane.
Po ashtu pritet edhe sistemimi i shëtitores “Taulantia” sëbashku me sheshin pranë “Torres Veneciane”, një çerdhe e re, 342 apartamenteve për shtresat në nevojë dhe 16 milion lekëve të reja për projektet në infrastrukturë, dyfishimi i hapësirave të gjelbërta janë pjesa tjetër e buxhetit të Bashkisë së Durrësit.
Sipas kryetarit Vangjush Dako për ujë dhe kanalizime Bashkia i ka duart e lidhura pasi ato administrohen nga ekzekutivi. (a.r/news24/balkanweb)