Konference shtypi e Zedhenesit te Kryeministrit, Aldrin Dalipi, ne lidhje me situaten me te fundit ne zonat e permbytura nga rreshjet Ora 14.30 Te nderuar perfaqesues te medias nepermjet ketij komuni
Konference shtypi e Zedhenesit te Kryeministrit, Aldrin Dalipi, ne lidhje me situaten me te fundit ne zonat e permbytura nga rreshjet Ora 14.30
Te nderuar perfaqesues te medias nepermjet ketij komunikimi i cili pason ate te ores 12.00 do te informojme ne lidhje me situaten me te fundit ne zonat e vendit te cilat jane prekur rreshjet e vazhdueshme si dhe masat qe po merren ne menyre intensive nga Kryeministri dhe qeveria per te perballuar situaten.
Kryeministri Fatos Nano ka urdheruar disa nga ministrat e kabinetit dhe njekohesisht anetare te Komitetit nderministror te emergjences civile te ndjekin nga afer situaten ne disa zona dhe perkatesisht Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Agron Duka ndodhet sot ne prefekturen e Lezhes, Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Dervishi eshte ne qytetin e Beratit ndersa ne qytetin e Gjirokastres po ndjekin situaten nga afer Zv ministri i Energjitikes dhe Drejtori i Pergjitheshem i KESH-it.
Tashme mund te konfirmojme se pas nderhyrjeve dhe punes se vazhdueshme gjate gjithe nates jane ne funksionim te plote te gjitha akset e rrugeve nacionale te vendit ndersa po punohet me intensitet per largimin e inerteteve nga rruget rurale. Po ashtu po punohet ne uren e Bogoves
Kryeministri Nano eshte ne cdo moment ne kontakt me anetaret e Komitetit Nderministror i Emergjences Civile, anetare te kabinetit qeveritar, si dhe autoritete te strukturave vendore. Shtabet e emergjences jane ne funksionim 24 ore prane cdo prefekture, ne bashkepunim gjithashtu dhe me shtabet e ngritura prane ministrive dhe shtabit qendror prane Kryeminisrit.
Kryeministri ka ngarkuar disa ministri per te vendosur kontakte me strukturat europiane te asistences ne rast te fatkeqesive natyrore dhe qeverive mike dhe fqinje te cilat kane shprehur vullnetin per te per te ndihmuar fillimisht me ndihma emergjente dhe me pas ne elemiimin e pasojave.
Kryeministri dhe qeveria falenderojne gjithshtu shoqatat e ndryshme te bisnesit vendas dhe te huaj te cilat kane shprehur gadishmerinne per te kontribuar financiarisht
Ka filluar tashme procesi i evidentimit te pasojave dhe bilancet e demeve te shkaktura ne menyre qe te percaktohen burimet e finacimit dhe rruget per eleminimin e pasojave ne nje afat sa me te shkurter.