KESH-i kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Sipas drejtorit të KESH-it, kjo rritje kërkohet për të justifikuar koston me të cilën prodhohet energjia elektrike në vend.
“Ne kemi kërkuar një rritje deri në 2.55 lekë. Ky është çmimi i kostos tonë që na del duke shtyrë detyrimet brenda afatit pesë vjeçar. Ne kemi punuar edhe me çmim nën kosto, çka është e pamundur pasi do të bëjmë rinovim të sistemit, rikonstruksion të HEC-ve dhe të digave që janë në planet tona afatmesme dhe afatshkurtra”, deklaroi Stojku.
Kërkesa e KESH-it për rritje të çmimit të energjisë elektrike vjen pas asaj të Operatorit të Sistemit të Transmetimit i cili i kërkoi ERE-s që të miratojë një rritje nga 0.5-0.9 lekë për k/Ëh. Kërkesa për rritjen e çmimit sipas OST-së mbështetet në nevojën për fonde që ka shoqëria në realizimin e investimeve dhe pagesën e kredive.
Me rritjen e çmimit të energjisë pritet të shtrenjtohen dhe një serë produktesh dhe shërbimesh të tjera për konsumatorët. Menjëherë pas aplikimit të OSSH-së për rritje të energjisë, pronarët e furrave theksuan se kostot do t’i mbulonin duke shtrenjtuar bukën për konsumatorët.