Konfindustria Biznesi te pajiset i gjithi me kasa fiskale qe te jete formal

Tirane 30 dhjetor NOA - Konfindustria duke patur parasysh afatin e fundit te 31 dhjetorit 2010 per pajisjen me kasa fiskale te gjithe bizneseve ne hapesiren gjeografike te vendit perfshi edhe te ashtuquajturin biznes i vogel kerkon nga ekzekutivi shqiptar qe te zbatoje me cdo kusht dhe pa ngurrim detyrimin ligjor te mesiperm si nje nga kushtet e domosdoshme per formalizimin e ekonomise ne teresi.
Njekohesisht Konfindustria fton gjithe vendim-marrjen politike te vendit pa dallim ngjyrash partiake te mbeshtese pajisjen e plote me kasa fiskale te bizneseve si kusht strategjik per formalizimin e ekonomise kombetare.
do shtyrje e metejshme ne kohe e pajisjes me kasa fiskale eshte me pasoja te pallogaritshme te demshme per biznesin e ndershem konkurueshmerine dhe qendrueshmerine e ekonomise kombetare ne teresi si dhe goditje e paster ne afatgjate ne fuqine e zbatimit te ligjit citon deklarata e saj.
Duke shtuar se Shqiperia nuk mund te veproje ndryshe nga vendet e tjera te Bashkimit Europian.
Konfindustria vlereson se pikerisht ne hallken e nderprere te pikes se lidhjes ligjore te tregtise me pakice/biznes i vogel me konsumatoret fundore/qytetaret ndodhin te gjitha rrjedhjet e shmangies financiare si edhe lindin trysnite nga poshte-siper per prodhimin e shmangies fiskale ne te gjithe procesin tregtar ne Shqiperi. Vleresohet se shmangia fiskale ne Shqiperi ende e kalon masen e papranueshme prej mbi 50 te PBB dhe ka pasoja shkaterruese sidomos per industrite prodhuese te rregullta te vendit shkaterrimin e konkurrences me pasoja te drejtperdrejta ne rrenimin e mireqenies se qytetareve shqiptare ne pergjithesi.
n.e/NOA