E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran/ Boroujerdi: Do të kemi raketa edhe pa ndihmën e Rusisë

Megjithë rivendosjen e sanksioneve prej SHBA-së dhe thirrjeve të Rusisë për sanksione të reja, Irani duket i vendosur në planet e tij ushtarake. Kështu, kreu i komisionit parlamentar të punëve të Jashtme në Iran, Aladin Boroujerdi është shprehur se edhe pa mbështetjen e Moskës, Irani do të jetë në gjendje shumë shpejt të prodhojë një sistem raketor mbrojtes mjaft të avancuar.
"Irani nuk është vend që ndalet përpara mungesës së bashkëpunimit të një vendi tjetër", është shprehur Boroujerdi.
Deklarata e kreut të komisionit të Jashtëm parlamentar iranian ka ardhur pas tërheqjes së Moskës prej marrëveshjes për raketat S-300.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›