E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, policia arreston 6 persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në rajonin e Mitrovicës, të cilët kanë penguar procesin zgjedhor në disa vendvotime, ndërsa te disa prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar pistoleta, dylbi dhe pajisje të tjera. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka deklaruar se arrestimet kanë ndodhur në tri raste të ndara. Sipas tij në rastin e parë është arrestuar një person në Mitrovicë, në rastin e dytë është prangosur një tjetër person në Strofc të Vushtrrisë, të cilët kanë penguar procesin zgjedhor.
"Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku pas raportimeve se persona të panjohur po pengojnë procesin zgjedhor, policia ka ndaluar katër persona në një veturë, ku pas kontrollit janë gjetur dy pistoleta, dy palë dylbi dhe pajisje të tjera", ka deklaruar Hoti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›