E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romët e dëbuar, të hënën identifikohen banesat

Ministria e Punës së bashku me Entin Kombëtar të Banesave informojnë se në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës, ditën e hënë do të identifikojnë godinat e mundshme për të përcaktuar në bashkëpunim me familjet rome godinën e cila do të kthehet në banesë për ta, për të zgjidhur çështjen e strehimit të përhershëm. Pas përcaktimit të godinës, institucionet do të marrin masa të menjëhershme dhe do të fillojnë procedurat për përshtatjen e godinës në banesë. Për këtë arsye, dje në Ministrinë e Punës u organizua mbledhja e dytë e emergjencës, për zgjidhjen e problemit të familjeve rome të dëbuara nga vendqëndrimi i tyre. Ministria e Punës prezantoi një vlerësim të situatës emergjente të familjeve rome, sipas të cilit problemet me të cilat hasen 45 familjet rome janë: strehimi, kushtet higjieno-sanitare, situata shëndetësore, nevoja për ushqime dhe veshmbathje si dhe gjendja arsimore e fëmijëve. Sipas informacionit, 19 familje janë rikthyer në Elbasan dhe po asistohen me ushqime dhe veshmbathje nga organizatat që veprojnë në këtë rajon.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›