E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimtaret shkaktare te aksidenteve te renda

Rritet problematika e kalimtarëve si shkak për aksidente të rëndë automobilistike duke u bërë shpesh objekt të fatkeqësive rrugore. Sipas studimit të rasteve të aksidenteve të ndodhura për 9-mujorin, vetë kalimtarët kanë qenë shkaktar në 32 përqind të aksidenteve.

Për këtë periudhë në Tiranë kanë ndodhur 252 aksidente, me pasojë 15 të vdekur, 21 të plagosur rëndë dhe 256 të aksidentuar të tjerë kanë marrë plagë dhe lëndime të lehta.

Statistikat tregojnë për një ulje të lehtë me 6 aksidente situatën përsa I takon sigurisë në rrugë.

Dita e ndodhjes së aksidenteve është përllogaritur e enjtja me 28 përqind të të gjitha aksidenteve të ndodhura gjatë javës, ndërsa ora më problematike, është gjatë paradites nga ora 8:00-12:00 dhe 20 përqind të aksidenteve të ndodhura nga ora 12:00-14:00.

Planifikimi i shërbimeve të policisë rrugore I është përshtatur akseve më të ngarkuara nga trafiku dhe akseve rrugore apo orareve më problematike përsa I takon aksidenteve, por edhe kushteve klimaterike, sidomos në ditët kur rrugët janë të lagura dhe të rrëshqitëshme

Sipas klasifikimit të rrugës, në rrugët urbane kryesore kanë ndodhur 60 përqind e numrit të aksidenteve, kundrejt 32 përqind që kanë ndodhur në rrugët urbane dytësore. Ndërsa nga hetimi I rasteve të aksidenteve në 68 përqind shkak kanë qenë drejtuesit e mjeteve.

Më të prirur për të kryer aksidente sipas statistikave janë drejtuesit e grupmoshave 45-60 vjeç me 28 përqind të totalit të aksidentit, si dhe ata me eksperiencë në drejtim të mjetit janë ata me mbi 9 vjet eksperincë.

Përsa i takon shkeljeve të drejtuesve të automjete si shkak të aksidenteve rrugore nga 17 të ndodhura prej tyre, vetëm 3 janë raste kur drejtuesit janë konstatuar me përdorim të pijes alkoolike, po aq sa edhe ndryshimi I papritur I korsisë, 2 kanë ndodhur për shkak të mos respektimit të përparësisë dhe në 4 raste për shkelje të tjera.

Ndërsa rruga më problematike për aksidentet mbetet rruga e Durrësit dhe sidomos aksi nga kryqëzimi i Laprakës deri tek rrethrrotullimi I Doganës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›