Kryesimi i KiE-se konferenca per vizat ne Tirane
Problematikat e shfaqura për shkak të lëvizjes së lirë nga qytetarët e vendeve të Ballkanit ne zonën Shengen , do të shqyrtohen gjatë Konferencës që organizohet në Tiranë në datat 5 dhe 6 nëntor. Si drejtuese e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Shqipëria drejton këtë takim të rëndësishëm, në të cilin do të vlerësohet gjendja aktuale e lëvizjes së lirë të qytetarëve të vendeve të rajonit dhe problematika që e shoqëron atë, përmes kërkesave për azil në vendet e hapësirës Shengen në Bashkimin Europian. Në këtë takim, përveç zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Bashkimi Europian dhe nga vende të rajonit.
Ne 25 tetor, ministrat e Brendshëm të disa vendeve të Bashkimit Evropian u takuan në Luksemburg, ku kanë diskutuar për mekanizmin e mbrojtjes në rast abuzimi tê lëvizjes së lirë në zonën Shengen për vendet qê kanë përfituar nga liberalizimi i vizave. Në këtë mbledhje është diskutuar dhe është kërkuar që parlamenti Europian të aprovojë këtë mekanizëm i cili do të bëjë të mundur që në të ardhmen nê rast urgjence nga njêri shtet apo situate shqetësuese tê kërkohet pezullimi i përkohshëm i lëvizjes së lire. Iniciativa për këtë mekanizëm është marrë nga gjermania dhe Austria, vende ku ka pasur një numër të konsiderueshëm shtetasish serbë dhe maqedonas që kanë kërkuar azil. Komisionerja për çështjet e brendshme ne BE Malstrom ka thënë pas këtij takimi se ne teresi nga Ballkani perëndimor këtë vit ka pasur 75 për qind më shumë azil kërkues në krahasim me një vit më parë.
Ndonëse shumë herë me pak krahasuar me vendet e rajonit, kërkesa azili ka pasur edhe nga shtetas nga Shqipëria. Pak ditë për marrë janë riatdhesuar nga Belgjika 51 azilkërkues shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Autoritet shqiptare në çdo rast kanë shprehur gadishmërinë e tyre për goditjen e fenomenit sa herë që rezulton të jetë i organizuar nëpërmjet skemave të mashtrimit për azil për shkak të gjakmarrjes.
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, u kanë bërë apel vendeve të rajonit që të ndërmarrin masa të forta për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Ata kanë theksuar se fushatat publicitare sensibilizuese janë mëse të domosdoshme, si mjet që do të vijë në ndihmë të parandalimit të kërkesave të pajustifikushme për azil nga qytetarët.