Ligjet: "Procedura per trajtimin e te denuarve"
Te denuarit do te trajtohen shume shpejt me nje ligj te ri. Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje me konsensus ndryshime ne ligjin "Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve", qe rregullon te drejtat e te denuarve me procedura me te shpejta ne kohe. Per here te pare ne kete projekt parashikohet dhe trajtimi i te paraburgosurve, duke u perfshire dhe institucionet e paraburgimit. Projekti i ri, qe sipas anetareve te komisionit eshte hartuar sipas standardeve evropiane, forcon me shume regjimin ligjor ne burgje. Ne procedurat e reja parashikohet edhe dhenia e shperblimeve nga titullari i burgjeve. Si dhe parashikohen procedura te sakta dhe me te shpejta ne trajtimin e te denuarve. Ne hartimin e projektligjit jane mbajtur parasysh rekomandimet e partnereve nderkombetare, qe asistojne shtetin shqiptar ne fushen e ekzekutimit te vendimeve penale. Diten e sotme Komisioni i Ligjeve do te rinise shqyrtimin e projektligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor", pjese e reformes ne drejtesi.