E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Po thellohet deficiti tregtar

Sipas një njoftimi për shtyp nga ku institucion, të dhënat tregojnë se gjysma e dytë e vitit financiar në vazhdim pritet të jetë e vështirë për ekonominë shqiptare dhe me pasoja të forta kryesisht në prodhimin industrial të vendit dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptar.

 “Procesi zgjedhor ka ndikuar mjaft në uljen e efektivitetit të punës së institucioneve publike dhe është një nga shkaqet që ka çuar në këto të dhëna të pakënaqshme.  Vlerësohet se proçesi zgjedhor 2009 ka ndikuar mjaft në uljen e efektivitetit të punës së institucioneve publike dhe është një nga shkaqet shtesë, që ka rënduar paraqitjen dhe gjendjen e ekonomisë shqiptare në 6 mujorin e parë të vitit financiar në vazhdim. Shqetësimi bëhet më i kuptueshëm, nëse vlerësojmë se rritja e defiçitit tregtar përkon me rënien e ndjeshme të çmimeve të lëndëve të para si karburantet, drithërat, hekuri, etj., në tregjet ndërkombëtare si dhe uljen e ndjeshme të importeve të energjisë elektrike si pasojë e gjendjes së mirë të burimeve ujore të sistemit energjitik”-thuhet në njoftimin për shtyp.

Konfindustria ka kërkuar nga Qeveria dhe insitucionet shqiptare në përgjithsi, që sa më shpejt të vlerësojnë në thelb marrjen e masave të duhura për tu përballur me pasojat e krizës ndërkombëtare, që kanë kohë që kanë prekur ekonominë shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›