Fullani: Kriza ekonomike nuk ka kaluar, ekonomia ende në rrezik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani paralajmëron se kriza ekonomike nuk ka kaluar dhe ekonomisë vazhdojnë ti kërcënohen rreziqe. Por nga ana tjetër, ai ka shtuar se goditja që pësoi sistemi në vjeshtën e vitit 2008 mund të konsiderohet e kaluar tashmë. Guvernatori Fullani, gjatë fjalës së tij mbajtur për Raportin e Stabilitetit Financiar 2008, ka përmbledhur zhvillimet në sistemin financiar të vendit për vitin 2008. Sipas tij, viti 2008 do të kujtohet gjatë si viti që ekonomia botërore prodhoi krizën më të madhe financiare, për pasojë që nga ajo kohë e në vazhdim vihet re një luhatshmëri financiare. Guvernatori Fullani, duke lexuar raportin vërejti se kjo krizë ekonomike pati ndikim dhe në sistemin tonë financiar. Në tre mujorin e fundit 2008 për shkak të efektit psikologjik publiku vendas reagoi duke tërhequr depozitat bankare, vijoi ai.
Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, vështirësitë e sipërmarrjeve të biznesit, do të ndikojnë negativisht në aftësinë e tyre për të ofruar punë në mënyrë të qëndrueshme, duke shkaktuar rënie të të ardhurave të individëve dhe të familjeve. Në këtë drejtim ai ka shtuar se pritjet për ngadalësimin e ekonomisë, po vështirësojnë burimet financiare për sipërmarrjet e biznesit dhe për familjet. Guvernatori Fullani tha se rritja ekonomike për vitin 2009, ndonëse pritet të jetë pozitive, do të jetë e ulët. Kreu i Bankës Qendrore rreshtoi edhe disa nga rreziqet me të cilat po përballet ekonomia, rënie të të ardhurave për individët dhe luhatshmëri të kursit të këmbimit. Pritjet për ngadalësimin e ekonomisë, po vështirësojnë burimet financiare për sipërmarrjet e biznesit dhe për familjet. Vështirësitë e sipërmarrjeve të biznesit, do të ndikojnë negativisht në aftësinë e tyre për të ofruar punë në mënyrë të qëndrueshme, duke shkaktuar rënie të të ardhurave të individëve dhe të familjeve. Për shkak të paqëndrueshmërisë së eksporteve dhe rënies së dërgesave nga emigrantët, deficiti i llogarisë korrente në bilancin tregtar shfaqet i përkeqësuar. Nëse kjo prirje forcohet, ajo mund të ndikojë në mënyrë të qëndrueshme strukturën e flukseve të valutës në tregun e brendshëm, duke ndikuar mbi kërkesën dhe ofertën për valutë dhe duke sjellë rritjen e luhatshmërisë mbi kursin e këmbimit të monedhës kombëtare, nënvizoi ai.
Rritja ekonomike do të jetë e ulët
Guvernatori Fullani vëren gjithashtu se kriza do të vërehet dhe në rritjen ekonomike të vitit 2009, ku parashikon që kjo rritje të jetë e ulët. Fullani paralajmëron qeverinë se duhet të bëjë kujdes me deficitin buxhetor, çka do të rriste dhe besueshmërinë tek investitorët dhe stabilitet. Ngadalësimi i pritshëm i rritjes ekonomike dhe vështirësitë që po ndesh sektori real i ekonomisë, vendosin nën presion të ardhurat publike, duke rritur vështirësitë për realizimin e tyre sipas planit të buxhetit për vitin 2009, nënvizoi Fullani. Ai shtoi se realizimi i shpenzimeve publike duhet të përshtatet me nivelin e realizimit faktik të të ardhurave. Sipas tij, për shkak të rënies së të ardhurave të agjentëve të brendshëm ekonomikë që ndërveprojnë me tregjet ndërkombëtare dhe me uljen e ndjeshme të financimit nga ana e sektorit bankar në vend. Për këtë arsye, sipas tij, mundësitë për zgjerim të veprimtarisë së sistemit financiar do të jenë më të kufizuara dhe rezultati i tij financiar do të jetë më i ulët gjatë vitit 2009. Banka e Shqipërisë vlerëson se ruajtja e objektivit të përcaktuar në fillim të vitit për deficitin buxhetor, do ti shërbente më mirë realizimit të financimit të tij me një kosto më të ulët dhe çlirimit të fondeve për përdorim në tregun e brendshëm dhe për sektorin privat.
Kredi me probleme
Sipas Fullanit, rritja e kredive me probleme, ka nxitur një proces të shtrëngimit të procedurave në kredidhënies, duke sjellë ulje të vëllimit të kreditimit dhe shkurtim të afatit të kredidhënies. Ai shtoi se shtrirja në kohë e krizës, ndikoi në kufizimin e burimeve të financimit dhe në rritjen e çmimit të tij, në tkurrjen e flukseve hyrëse në valutë, në rritjen e presioneve zhvlerësuese mbi lekun dhe në përkeqësimin e pritshmërive të agjentëve ekonomikë për shëndetin financiar në të ardhmen.
Sistemi bankar i qëndrueshëm
Guvernatori Fullani gjatë fjalës së tij ka theksuar se sektori bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm dhe rezistenca ndaj rreziqeve mbetet e lartë. Sipas tij, të dhënat e fundit flasin për një rikthim të besimit të publikimit të pasqyruar në rritjen e depozitave. E rëndësishme që goditja që pësoi sistemi bankar në vjeshtën e 2008 mund të konsiderohet e kaluar. BSH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje çdo zhvillim ekonomiko financiar me ndikim në fushën makroekonomike. Mbetemi të angazhuar për të marrë të gjitha masat në kohën e duhur, deklaroi guvernatori i Bankës.
*************************************************
Raporti i Stabilitetit Financiar 2008
Qëllimi i raportit të Stabilitetit Financiar 2008, është identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për ti dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat përkatëse për korrigjimet e nevojshme. Për hartimin e raportit, janë shfrytëzuar të dhëna që disponohen në Bankën e Shqipërisë, është shkëmbyer informacion me autoritete të tjera që mbikëqyrin veprimtarinë e tregut financiar, si edhe janë shfrytëzuar informacione dhe analiza të institucioneve financiare ndërkombëtare, publike dhe private. Në këtë raport, stabiliteti i sistemit financiar është vlerësuar në bazë të performancës dhe rreziqeve që krijohen nga ndërveprimi i tij me mjedisin e përgjithshëm ekonomik, të brendshëm dhe të jashtëm, si edhe nga veprimtaria e tij. Për të vlerësuar rreziqet që vijnë për shkak të ndërveprimit me mjedisin rrethues, janë analizuar zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe ekonomitë e zhvilluara e ato të rajonit, dhe është bërë një vlerësim mbi ndikimin e tyre në sistemin financiar të vendit dhe sektorin bankar. Ndër treguesit e brendshëm, janë vlerësuar zhvillimet e përgjithshme dhe pritshmëritë në rritjen ekonomike, bilancin tregtar, nivelin e përgjithshëm të çmimeve, kursin e këmbimit dhe treguesit fiskalë. Gjithashtu, nëpërmjet një analize të situatës së punëzënies, është vlerësuar situata e të ardhurave personale dhe efektet që ajo ka mbi aftësinë paguese të kredimarrësve të sektorit bankar.