Konfindustria: Qeveria e re, kujdes me koncesionet Eglantina Nasi
Qeveria e re duhet te tregoje mjaft kujdes me marreveshjet koncesionare qe jane lidhur tashme me investitoret ne teresi. Pasi nese ato do te rishikohen te gjitha, sic edhe eshte deklaruar deri tani, ky proces mund te kete nje efekt negativ per sipermarrjen private. Nje apel i tille mberrin se fundmi nga organizatat e biznesit, sipas te cilave, paraqitet nevoja e nje kujdesi te madh me realizimin e ketij procesi. “Konfindustria, duke marre shkak nga deklarimet e fundit te perfaqesuesve te koalicionit fitues te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2013 pergjegjes ne pergatitjen e programit qeverises per rishikim te te gjithe koncesioneve te deritashme, kerkon mbajtjen e nje qendrimi te kujdesshem dhe profesional gjate procesit ne fjale”, citohet saktesisht ne nje deklarate te “Konfindustria”-s, shperndare per kete ceshtje. Duke shtuar me tej se ky organizem, duke shprehur mbeshtetjen e plote ndaj mbrojtjes se domosdoshme te interesit publik ne lidhje me procedurat e dhenies dhe menyres se zbatimit te koncesioneve te perfituara ne fusha te ndryshme te ekonomise kombetare, njekohesisht kerkon, qe cdo rishikim i politikave te ndjekura deri tani, te mbeshtetet me cdo kusht ne marreveshjet ligjore ndermjet paleve. “Qeveria e dale nga zgjedhjet e fundit duhet te jete profesionale dhe e paanshme ne vleresimin e politikave koncesionare te ndjekura nga qeveria paraardhese. Ne kete kuptim cdo veprim i nxituar dhe jo profesional i sotem ne emer te qeverise se ardhshme shqiptare ndaj politikave koncesionare edhe nese do te niset nga qellimi i mire i mbrojtjes se interesit publik do te ishte nje goditje e rende per investimet sidomos ato te huaja te sotme dhe te neserme”, citon gjithashtu administratori i pergjithshem i “Konfindustria”-s, Gjergj Buxhuku. Duke argumentuar se veprime te tilla jo vetem qe do te zvogelonim ndjeshem edhe mundesine e mbrojtjes se interesit publik nga perfituesit spekulante te licencave te koncesioneve te ndryshme, por njekohesisht do te kishim goditje te drejtperdrejte ne terma afatgjate ndaj investimeve ne pergjithesi dhe terheqjes se investimeve te huaja ne vecanti. “Gjithashtu rrezikojme te krijojme shkaqe te paarsyeshme per penalizmin e shtetit shqiptar nga arbitrazhet dhe Gjykatat Nderkombetare. Duhet te kujtojme, se ne jo pak raste shteti shqiptar eshte penalizuar per nderprerje te njeanshme te kontratave me investitore te huaj”, perfundon deklarata e “Konfindustria’-s per nje problematike te tille.