E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Qeveria të marrë masa për deficitin buxhetor

Konfindustria vlerëson, se skenari i rritjes së deficitit buxhetor duhet të përgatitet njëkohësisht dhe pavarësisht pritshmërisë për të ardhurat që do të sigurohen nga privatizimet strategjike të parashikuara në muajt e ardhshëm.

 “Është e domosdoshme, që Qeveria nëpërmjet manovrës në fjalë të marri përsipër, duke shlyer sa më shpejt, të gjitha detyrimet financiare kontraktuale të deritashme ndaj sipërmarrjes vendore”, thuhet në reagim. Konfindustria vlerëson, se gërshetimi i dyfishtë dhe i njëkohshëm nga njëra anë e uljes prej 27% të shpenzimeve kapitale të qeverisë në 6 mujorin e parë të vitit 2012 dhe rënien me 300% të rritjes së kreditimit nga sektori bankar e kane çuar ekonominë shqiptare në kushtet e një krize likuiditeti, që i bashkangjitet shkaqeve subjektive të uljes së besimit konsumator.

“Në kushtet e mësipërme është domosdoshmëri ndërhyrja e kombinuar e Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë me qëllim injektimin e parave në ekonominë reale si nga të vetmet mënyra me qëllim sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm dhe sigurimin e rritjes ekonomike të planifikuar. Norma i inflacionit prej 1.9% për 6 mujorin e parë brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë lejon plotësisht kryerjen e politikave monetare të sipërpërmendur”, thuhet më tej. /Start/

                                                                                             2012-08-17 16:46
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›