E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Kontroll-balancë institucioneve

Arvizu theksoi se nuk ka rëndësi emri që udhëheq këtë institucion, por mënyra sesi ai e realizon detyrën, siç i shkon përshtat edhe Shqipërisë si një anëtare e NATO-s, duke shtuar se nuk kemi të bëjmë më me SHIK-un e viteve `90 por me SHISH-in e 2012.

“Ndryshimi është diçka e mirë, drejtuesi i një posti publik nuk duhet të qëndrojë gjatë në një vend. Do të thoja që gjëja më e rëndësishme tani është të shkojmë përpara. Drejtues të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe kryeministrin Berisha na kanë siguruar se ky bashkëpunim mes SHISH dhe Shërbimeve tona do të vazhdojë dhe ne i jemi tepër mirënjohës për këtë.

Mendoj se kjo është tepër e rëndësishme për marrëdhënien dy-palëshe, por edhe për rajonin. Shtetet e Bashkuara kanë punuar dhe po punojnë fort për të mbajtur këtë marrëdhënie të fortë institucionale ashtu siç janë sot", u shpreh diplomati amerikan.

Ambasadori Arvizu tha se Kreun e ri të SHISH, Visho Ajazi,  do ta takojë menjëherë pasi të kthehet nga pushimet.

Më heret, ambasadori i SHBA-ve, Arvizu pati takime me Presidentin, Bujar Nishani dhe me kryeministrin Sali Berisha të cilëve gjithashtu u prezantoi zëvendesambasadorin e SHBA-ve, Henry V. Jardine./Start/

                                                                                             2012-08-17 19:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›