E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni turistik rriti punesimin

Mbarëvajtja e sezonit turistik të këtij viti megjithëse piku i tij pritet këtë muaj ka dhënë rezultatet e veta në uljen e nivelit të papunësisë. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit zgjerimi i aktivitetit të shërbimeve në fushën e hoteleri turizmit dhe në zonat malore ka bërë që ofertat e punësimit që vijnë nga restorantet dhe hotelet të jenë 5% më të larta se vitin e shkuar

Ofertat për punë nga baret, restorantet dhe hotelet rreth 5% më të larta se vitin e shkuar pritet të rrisin nivelin e punësimit me 1% dhe të reduktojnë atë të papunësisë deri në 13%. Pritshmëritë për realizimin e këtij objektivi, përgjegjësja e sektorit të analizës në Sherbimin Kombëtar të Punësimit Etleva Gjelaj i argumenton edhe me faktin se aktiviteti i shërbimeve në fushen e hoteleri turizmit këtë sezon veç përgjatë vijës bregdetare si Durrës, Vlorë e Sarandë është zgjedhuar gjithashtu edhe në zonat malore kryesisht në Valbonë, Theth por edhe Korçë.

Vetëm për shtatë mujorin e parë të këtij viti Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka shpallur rreth 10 mijë vende të reja pune, oferta këto që vijnë kryesisht nga degët e industrisë përpunuese, ndërtim, shërbime dhe tregti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›