Jepen disa licenca të reja në ndërtimin e HEC-ve

Burime pranë këtij institucioni thanë se ERE ka vendosur të licencojë shoqërinë "Ylliad" sh.p.k. në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike. Së fundi edhe "Henz Energy" sh.p.k., u licencua në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për 30 vjet pas kualifikimit të impianteve prodhuese nga HEC-et "Darsi 1", "Darsi 2" dhe "Darsi 3" si burime të rinovueshme energjie.
Kanë nisur edhe procedurat për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë "SA-GLE Kompani" sh.p.k., për licencimin në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-i "Trebisht" dhe "Caushi Energy" sh.p.k, në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga hec "Qafëzezë".
ERE licencoi dhe shoqërinë "Energji Ashta" sh.p.k. në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 30-vjeçar si dhe në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike./Start/
2012-08-18 08:55