Merr fund demontimi i municioneve ne poligonet e hapura
Ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise dhe krijimit te FA Shqiptare, ne Poligonin Kombetar te Bizes u zhvillua dje ceremonia e perfundimit te projektit te demontimit te municioneve te teperta te Forcave te Armatosura ne poligonet e hapura. Shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, duke bere nje bilanc te procesit te asgjesimit te municioneve te teperta, ka evidentuar punen dhe kontributin e te gjithe atyre qe jane perfshire ne kete proces, te Qendres se Asgjesimit te Municioneve dhe Eksplozivave, si strukture ne vartesi te Brigades Logjistike e krijuar enkas me nje mision asgjesimin e municioneve te teperta dhe te vjetra ne FA. Viti 2009 e ne vazhdim, ka nenvizuar me tej gjeneralmajor Gjunkshi, perben nje nga periudhat kulmore te procesit ku strukturat tona do te angazhoheshin fuqimisht ne procesin e asgjesimit masiv me plasje te municioneve te teperta. Prej vitit 2009 e deri me sot ne kete proces specifik jane asgjesuar 26 940 tone municionesh te ndryshme. "Por ky proces, sa i veshtire, por edhe masiv ka pasur edhe sakrifica sublime ndaj me respektin dhe mirenjohjen me te thelle ne kujtojme te renet: tetar Namik Gjolena, tetar Sadik Basha dhe rreshter Agim Makollari. Ata sakrifikuan edhe jeten per ta bere kete vend me te sigurt per gjithe shoqerine dhe ndaj ne do tu jemi perjete mirenjohes", eshte shprehur gjeneralmajor Gjunkshi.
Shefi i Shtabit te Pergjithshem ka shprehur nje falenderim dhe mirenjohje te vecante per asistencen teknike dhe mbeshtetjen me pajisje e mjete qe Departamenti Shtetit te SHBA, OSBE dhe shtete te tjera i kane dhene procesit te asgjesimit te municioneve, duke bere te mundur qa ai te realizohet me ritme te shpejta dhe me standarde bashkekohore.
Zv.ministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, qe nga viti 2009 ka qene ne krye te ketij procesi sa te rendesishem aq edhe te veshtire. Duke folur dje ne ceremoni ai pohoi se per te ardhur tek kjo dite eshte bere nje rruge e gjate dhe e veshtire. Per realizimin e kesaj detyre, ka vijuar me pas ai, fillimisht ne vitin 2009 u ngrit Bordi Drejtues i Asgjesimit te Municioneve, ku ishin te perfshire te gjithe aktoret dhe faktoret qe kishin te benin me kete proces, si dhe u hartua nje Plan Veprimi qe do te ndiqej deri ne perfundimin e asgjesimit te municioneve. Spahiu ka evidentuar disa shifra dhe arritje qe jane shenuar nga viti ne vit per realizimin e kesaj detyre shume te rendesishme. Kurse me tej u shpreh se, ne sot themi me krenari se detyra e vendosur nga Qeveria Shqiptare dhe nga ministri i Mbrojtjes eshte kryer me sukses. Spahiu ka theksuar se, tani qe ka perfunduar asgjesimi i municioneve ne poligonet e hapura ne po merremi dhe do te merremi me pastrimin, rehabilitimin dhe certifikimin e tyre per t'ia kaluar me pas organeve te pushtetit vendor.
Ne fund te ceremonise, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ka shtypur butonin per realizimin e nje shperthimi simbolik te nje sasie te municioneve, duke shenuar keshtu perfundimin e projektit te demontimit te municioneve te teperta te FA ne poligonet e hapura natyrore.
Objektiv paresor i Mbrojtjes
Asgjesimi i municioneve te teperta eshte objektiv madhor i Ministrise se Mbrojtjes dhe i FA te Republikes se Shqiperise, realizimi i te cilit ka vazhduar dhe po vazhdon ne ritme te larta duke shkuar drejt realizimit perfundimtar te tij. Qe nga viti 2009, krahas demontimit ne rruge industriale, jane ngritur dhe kane funksionuar 12 poligone natyrore per asgjesimin e municioneve te teperta. Gjate vitit 2009 jane asgjesuar gjithsej 6 540 ton municione, ndersa ne vitin 2010 u asgjesuan 20.653 ton municione gjithsej. Viti 2011 ka qene viti i ritmeve me te larta persa i perket shifrave te tonazhit te municioneve te asgjesuara dhe ne kete vit u asgjesuan gjithsej 26.613 ton municione. Per vitin 2012, deri ne nentor jane asgjesuar 22 943 tone municione. Per periudhen 2009 - nentor 2012 jane asgjesuar 76 749 tone municione, nga te cilat ne poligone jane asgjesuar 26 940 tone municione ose 36 % e kesaj sasie.
Brigada Logjistike
Struktura direkte qe eshte marre me asgjesimin e municioneve te teperta eshte Brigada Logjistike, e cila eshte angazhuar totalisht ne kete proces te veshtire e mjaft delikat, por te domosdoshem ne interes te ruajtjes dhe garancise se jetes se qytetareve. Brigada Logjistike me Qendren e Asgjesimit te Municioneve dhe Eksplozivave, si nje strukture ushtarake e ndertuar sipas standardeve te nje vendi anetar te NATO-s, eshte plotesisht e motivuar per te permbushur misionin e saj deri ne mbylljen perfundimtare te ketij procesi.
Fundi i procesit
Tashme puna per demontimin e municioneve te teperta eshte e perqendruar ne rruge industriale dhe brenda 6-mujorit te pare te vitit 2013 do te mbyllet perfundimisht procesi i asgjesimit te municioneve te teperta, duke shenuar edhe realizimin e ketij objektivi madhor per Forcat tona te Armatosura.
Pjesemarrja
Ne ceremoni mori pjese ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, perfaqesues nga Presidenca, gjenerale, drejtore dhe ushtarake te tjere te larte te Ministrise se Mbrojtjes, Shtabit te Pergjithshem dhe Forcave te Armatosura. Gjithashtu ishte i pranishem zv.ambasadori amerikan ne Tirane, z. Landry Gay, ambasadori i OSBE-se ne Tirane, z. Eugen Wollfarth, atashe ushtarake te vendeve te huaja te akredituar ne vendin tone, si dhe perfaqesues te pushtetit vendor.