E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet e fundit nga BE: votoni 3 ligjet qe te konfirmojme dhenien e statusit

Bashkimi Europian mbeshtet ne parim statusin e vendit kandidat per Shqiperine, por ne kohe te veshtira te krizes ekonomike dhe financiare, vendi mund te marre perkrahjen e duhur vetem me nje pergatitje shembullore. Keshtu u shpreh eurodeputeti Elmar Brok, lidhur me procesin integrues te vendit tone.

"Ka nje mundesi te mire per Shqiperine. Kushtet jane permbushur. Por mund te jete qe nuk eshte momenti i pershtatshem per vendet anetare, pasi shqetesimi kryesor ne cdo front te politikes se tyre eshte kriza ekonomike. Por mendoj, se eshte koha qe Shqiperia te marre kete status, pasi problemet e saj te brendshme kane marre zgjidhjen e duhur. Ndaj shpresojme, qe statusi i kandidatit te mund te arrihet, ne menyre qe Shqiperia te eci perpara me programin e saj te reformave", vleresoi ai.

Statusi i vendit kandidat nuk do te thote hapje negociatash dhe nese Shqiperia tregon vullnetin e duhur politik, ky hap mund te arrihet brenda marsit te vitit te ardhshem.

"Nuk eshte se ne po ndryshojme politiken e zgjerimit te Bashkimit Europian. Statusi i vendit kandidat per anetaresim ne BE nuk do te thote qe po hapim negociatat me Shqiperine. Ne i kemi premtuar vendeve te Ballkanit ne samitin e Selanikut perspektiven e anetaresimit, duke thene se dera eshte hapur nese permbushen kushtet. Kjo strategji duhet te vazhdoje", sqaroi eurodeputeti Elmar Brok.

Djegia e afatit te marsit 2012 mund te hape nje kapitull shume te kushtueshem ne rrugen e integrimit te Shqiperise, pasi afati tjeter ne axhenden europiane eshte qershori, muaj kur zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme te Shqiperise. Ne kete rast, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, perpjekjet e forcave politike shkojne teresisht per fitoren e tyre dhe krijimin e nje mazhorance te qendrueshme me nje program te ri.

Apeli

Bashkimi Europian pas disa ditesh do te dale me vendimin e saj per Shqiperine. Por konstatohet se ka mungese perparimi per shkak te mungeses se bashkepunimit dhe vullnetit te partive politike per te punuar se bashku per te plotesuar kriteret. Te shumta jane apelet nderkombetare ndaj te gjithe deputeteve dhe anetareve te te gjitha partive qe t'i lene menjane mosmarreveshjet e brendshme dhe te punojne se bashku per miratimin e tre ligjeve.

"Raport pozitiv", Kukan: Nuk do te presim qershorin

BRUKSEL - Komisioni Europian do t'i paraqese raport pozitiv Keshillit te Ministrave te Jashtem te BE-se per t'i dhene statusin Shqiperise, ne cdo moment qe kuvendi te votoje tre ligjet qe e kushtezojne ate. Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore, ne nje interviste per "AS" shprehet se edhe nese viti 2012, mbyllet pa asnje rezultat ne drejtim te statusit te kandidatit me BE-ne, komisioni nuk do te prese deri ne qershor kur parashikohet te zhvillohet samiti i radhes, por edhe zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi.

"Me t'u votuar tri ligjet e kerkuara ne Parlament, Komisioni Europian eshte i gatshem te beje menjehere informacionin per permbushjen e tyre si dhe t'i paraqese propozimin Keshillit. Kjo do te thote qe Komisioni nuk do te prese deri ne qershor per ta informuar Keshillin Evropian, por ai do ta beje kete menjehere. Pra, kjo eshte e mundshme, por gjithcka varet nga ju", - tha Kukan.

Mbledhja e Keshillit te Ministrave te BE-se, ku Komisioni duhet te paraqese nje raport mbi progresin e bere nga Tirana zyrtare ne drejtim te tre kushteve te vendosura, mbahet ne 8 dhjetor te ketij viti. Me vote unanime, ky Keshill vendos dhenien ose jo te statusit te kandidatit per Shqiperine. Me heret, ne 5 dhjetor do te mblidhet ne Parlamentin Evropian grupi i perbashket Bashkimi Europian-Shqiperi, ku pala shqiptare do te informoje per punen e bere dhe zhvillimet e reja politike ne vend. Kjo mbledhje i paraprin takimit te gjashte te Komitetit per Stabilizim-Asociimin Bashkimi Europian-Shqiperi, qe do te mbahet me 19 dhe 20 dhjetor ne Tirane.

Me heret dje, Drejtori i zyres per Evropes Jugore dhe Qendrore ne Departamentin e Shtetit Jonathan Moore deklaroi se mungesa e vullnetit dhe bashkepunimit politik ne Shqiperi, beri qe vendi te humbase rastin per te plotesuar kriteret qe kishte vene Bashkimi Evropian. Ne nje interviste per VOA, nje dite para nisjes per nje vizite disaditore ne Shqiperi, diplomati amerikan u ben thirrje partive kryesore politike qe te votojne ne parlament tre ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar per t'u miratuar. "Ndersa ende nuk eshte shuar euforia e pervjetorit, ka po ashtu edhe nje doze te madhe zhgenjimi si ne Shqiperi edhe jashte Shqiperise, perfshire edhe ne Uashington, se u humben mundesite per disa vendime te rendesishme qe duhet te ishin marre nga parlamenti per te plotesuar kriteret e kandidatures per ne Bashkimin Evropian".

Ryerson: Beni detyrat qe ju ka dhene BE

I kthyer pas 18 vitesh ne Tirane, ku sherbeu si ambasadori i pare amerikan ne vitet 1991- 1994, William Ryerson, aktualisht diplomat ne pension, thote se jane bere hapa pozitive drejt anetaresimit ne BE, por duhet ende shume pune dhe Shqiperia te kryeje detyrat qe i jane ngarkuar nga Brukseli. "Jane bere hapa te mire, por ka per te bere akoma. Kam shume shprese se do arrihet ne nje mirekuptim ne parlament per te bere cfare ka kerkuar Unioni Europian"- tha Ryerson ne nje interviste qe i dha dje televizionit AS. Duke folur per nje prej ceshtjeve delikate, ate te hapjes se dosjeve, Ryerson shprehet se Shqiperia duhet te perballet me te shkuaren e saj. "Ne Shqiperi nuk jane hapur akoma dosjet. Si do te hapen? Kur do te hapen? Eshte pyetje per shqiptaret. Duhet bere, por si dhe kur, eshte nje pyetje tjeter. Te behet si ne Cekosllovaki apo si ne Gjermanine Lindore, eshte tjeter pyetje. Por edhe per kete do te vendosin shqiptaret"- tha Ryerson. Ambasadori i pare amerikan ndodhet prej disa ditesh ne Tirane, i ftuar ne festimet e 100-Vjetorit te Pavaresise. Ai u dekorua nga Presidenti i Republikes me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" per veprimtarine dhe kontributin e tij si ish-Ambasador i Shteteve te Bashkuara ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›