E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria Te nxitet ekonomia

Vetëm në 5 mujorin e parë të këtij viti në sistemin bankar shqiptar kanë hyrë mbi 700 milion euro kryesisht nga Greqia. Një shifër e tillë bëhet e ditur nga industrialistët e mëdhenj vendas, të cilët shprehin shqetësimin se kreditmi po ecën në kah të kundërt, duke vijuar të tkurret vazhdimisht. Sipas Konfindustrisë një fakt i tillë po sjell pasoja të drejtpërdrejta të mungesës se likuiditetit për biznesin në treg. Në kushte të tilla këto biznese kërkojnë nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë ndërmarrjen e disa masave që do të nxisin bankat në dhënien e kredive. 
Konfidustria konstaton se sipas të dhënave operative, bizneset e industrisë raportojnë për një nevojë të lartë financimi, veçanërisht  nga ana e sektorit bankar.
Kërkesa e këtyre bizneseve vjen në një periudhë kur depozitat në bankat e nivelit të dytë janë shtuar, ndërsa kreditimet vijonë të jetë në stanjacion. Gjatë daljes së tij të fundit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se do të shikohet mundësia për të kominikuar me bankat, me qëllim nxitjen e kreditimit. Aktualisht kreditimi shihet si një nga instrumentat më të rëndësishëm për të stimuluar ekonominë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›