E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhepa dhe Tomorri kritikojnë tërthorazi Fullanin

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Fill pas deklaratës së kryebankierit Fullani se në kushtet aktuale ekonomike nuk është nevoja të ulet norma bazë e interesit, Selami Xhepa, deputet i PD-së, dhe Klodian Tomorri, gazetar ekonomik, i bëjnë thirrje Bankës së Shqipërisë që të përdorë mekanizmat monetarë në dispozicion të saj për të nxitur rritjen ekonomike. Aktualisht norma nominale bazë e interesit është 4.25% ndërsa inflacioni është nën nivelin 1.6% (pra, nën nivelin e poshtëm të caktuar nga Banka e Shqipërisë). Në këto kushte, norma reale bazë e interesit është 2.65%. Ndërkohë, në vendet e rajonit tone, norma reale bazë e interesit është shumë pranë zeros.

Xhepa dhe Tomorri i sugjerojnë Fullanit që Banka e Shqipërisë ta ulë më tej normën bazë të interesit dhe të rrisë blerjet e drejtpërdrejta të bonove të thesarit si dhe ato që mbahen në portofolet e bankave të nivelit të dytë. Kjo, sipas tyre, do të ulte interesat e kredive për bizneset, konsumatorët dhe qeverinë. Në kushtet kur qeveria nuk mund të përdorë stimuj fiskalë (për shkak se i jemi afruar tavanit ligjor të borxhit publik), dy mekanizmat e mësipërm monetarë do të rigjallëronin ekonominë, konkludojnë Xhepa dhe Tomorri.

Ky shkrim me bashkautor Xhepën shënon herën e parë që një deputet i mazhorancës bën një kritikë publike ndaj Fullanit.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/2/xhepa-dhe-tomorri-kritikojne-terthorazi-fullanin

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›