Koja kryetari i ri i PSV’91
21/08/2009 Zgjedhjet brenda partisë
Strukturat e Partisë Socialiste të Vërtetë 91 zgjodhën dje kryetari i ri të kësaj force politike, Gjergji Kojën. Koja u zgjodh në këtë post pas dorëheqjes së menjëhershme pas rezultatit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në vendin tonë në 28 qershor. Pas zgjedhjes së tij vetë Koja deklaroi mbështetjen e koalicionit me LSI-në dhe në veçanti të së majtës pas largimit të kryetarit aktual të PS-së, Edi Ramës. “Si Kryetar i PSV 91 synoj që me një grup politikanësh të fuqishëm të riorganizojmë partinë në të gjithë vendin. Mbështesim koalicionin PSV 91 - LSI në dobi të stabilitetit të vendit. Jemi të gatshëm të mbështesim riorganizimin e së majtës pas largimit të Ramës. Shprehim keqardhjen tonë për prishjen e rregullave të lojës në PS. Mirëpresim çdo socialist të zhgënjyer nga diktatura në PS që të militojë me dinjitet tek PSV 91”, - tha ai.