Konfindustria Zgjidhja e situates kusht per zbatimin e projekteve te investitoreve

Gjergj Buxhuku
Tirane 24 janar 2011 NOA 8211 Konfindustria duke marre shkak nga ngjarjet mjaft shqetesuese qe kane pasuar situaten politike ne vend i ka bere thirrje ekzekutivit dhe te gjitha institucioneve shteterore te gjejne sa me pare me pergjegjshmeri zgjidhjen e situates politike duke respektuar Kushtetuten e vendit. Administratori i Konfindustrise Gjergj Buxhuku theksoi se Jane te gjitha arsyet dhe shkaqet qe Shqiperia perfundimisht te perzgjedhe dhe zbatoje standardet demokratike te ndertimit dhe funksionimit te shtetit duke shmangur pergjithmone rrezikun shkaterrues fatkeqesisht te provuar disa here deri me tash te renies se sistemit qeverises ose ne anarshi ose ne diktature.Konfindustria shpreh domosdoshmerine e gjetjes se zgjidhjeve afatgjata politike ne nje kohe sa me te shpejte pasi skunder shprehet ajo Ekonomia shqiptare ka nevoje per qendrueshmeri politike shoqerore dhe institucionale per te siguruar investimet e nevojshme te brendshme dhe te huaja qe do te sigurojne zhvillimin e vendit dhe mireqenien e deshiruar te qytetareve.
Duke iu referuar problemeve te ekonomise shqiptare te cilat jane te ndjeshme ne vazhdim te krizes globale Konfindustria nenvizon se nje numer i madh partneresh institucionale nderkombetare si dhe shume investitore te huaj kane shprehur shqetesimin e tyre per ngjarjet ne Shqiperi si dhe domosdoshmerine per te arritur sa me shpejt ne zgjidhje te qendrueshme si kusht paresor per zbatimin e projekteve te parashikuara dhe ne vazhdim.
Konfindustria vlereson se Shqiperia i ka te gjitha kushtet e nevojshme historike institucionale kushtetuese shoqerore dhe politike si edhe mbeshtetjen e vendeve miq per ndertimin e nje shteti demokratik dhe funksional ne te mire te gjithe kombit shqiptar
mit/NOA