Konfindustria kundër FMN-së

Kreu i FMN-së, pak ditë më parë gjatë një vizite në Tiranë kërkoi rritjen e taksave, si mënyrë për të plotësuar rënien e të ardhurave fiskale në buxhetin e shtetit në 6 mujorin e parë të vitit 2011, në kushtet e rënies së rendimentit fiskal të ekonomisë shqiptare.
Sipas Konfindustrisë, skenari i rritjes së taksave në kushtet e sotme do të thotë, që përveç pasojave të rënda sociale do të shkaktoj uljen e mëtejshme të kërkesës së brendshme dhe fuqisë blerëse edhe kështu mjaft e ulët, duke rrezikuar seriozisht, që ekonomia kombëtare të hyj në një rreth të mbyllur, që vë në dyshim mundësitë dhe shpresat për rritje në të ardhmen.
“Rritja e taksave, në kushtet kur nevoja për tërheqjen e investimeve është e madhe në të gjithë vendet e rajonit do të thotë drejtpërdrejt një ulje të forcës konkurruese të Shqipërisë në garën e ashpër në zhvillim e sipër ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor duke shtuar këtu edhe Greqinë e prekur rëndë nga kriza financiare”, thekson reagimi i këtij institucioni financiar.
Gjithashtu, Konfindustria shprehet se ndryshimi kaq i shpejtë në pak vite me drejtim rritje të nivelit të taksave në Shqipëri i propozuar nga FMN do të ishte një sinjal negativ për investitorët e vendit dhe të huaj për qëndrueshmërinë e politikave fiskale të qeverisë shqiptare me pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë kombëtare. /Start/
2011-06-26 14:00