Vlore rritet prodhimi vendas ne treg
Prodhimi vendas i fruta-perimeve në Vlorë ka shënuar një rritje prej të paktën 5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aktualisht 80 për qind e fruta-perimeve që tregtohen në qytetin e Vlorës, janë prodhime vendase, pjesa më e madhe e këtyre prodhimeve në treg vijnë nga zonat e Llakatundit dhe Myzeqesë së Vlorës, si dhe nga Fieri e Lushnja.
Prodhimet vendase nga fermerët vlonjatë kanë ardhur gjithnjë e në rritje, gjë që është reflektuar edhe në dinamikën e furnizimit të tregut.
Krahas perimeve dhe frutave tradicionale, si domatja, patëllxhania, speci, barbunja, bamja, patatja, karrota, rrushi etj, fermerët kanë kultivuar edhe brokolin e finokun, me origjinë nga Italia, apo luleshtrydhen që është tipike për zona të tjera të vendit.
Në këtë drejtim, ndikim të veçantë ka patur edhe prodhimi i serave. Gjatë viteve të fundit, në rrethin e Vlorës është shtuar dukshëm sipërfaqja e serave me ngrohje diellore dhe me avull, të cilat shtrihen në zona të ndryshme.
Aktualisht, kjo sipërfaqe llogaritet në 22 hektarë, ose dy herë më shumë krahasuar me vitin 2005. Vetëm këtë vit, kjo sipërfaqe është shtuar me 2 hektarë. Në shtimin e kësaj sipërfaqeje ka ndikuar nxitja e fermerëve përmes skemave mbështetëse të financuara nga qeveria. Gjatë këtij viti, fondi përkatës për këtë qëllim për Qarkun e Vlorës, është rreth 20 për qind më i lartë krahasuar me atë të 2010-ës.