E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e zhvillimit minerar parashikon 5 % rritje

Strategjia e re e përgatitur nga Ministria e Ekonomisë synon shfrytëzim sa më racional të rezervave minerare, mirëadministrim të pasurisë kombëtare si dhe bazën logjistike të institucioneve minerare.

Për realizimin e këtyre objektivave parashikohet monitorim mjedisor i zonave minerare dhe rehabilitim i mjedisit të minierave të shfrytëzuara dhe të mbyllura, por dhe kontroll efektiv për rrezikun minerar.
    
Burimet nga METE bëjnë të ditur se, strategjia e re përfshin konceptin e planifikimit territorial, i cili do të realizohet përmes hartimit dhe përditësimit të disa hartave, si ajo gjeologjike, e promovimit të pasurive minerale,  zonave minerare si dhe regjistrit kombëtar të pasurive minerare.
    
Në strategji janë përcaktuar të gjitha zonat minerare, ku do të zhvillohet veprimtaria minerare gjatë periudhës 3-vjeçare. Kështu zonat minerare, të cilat kalojnë në procedurë konkurruese dhe zonat e hapura, përcaktohen në planin vjetor minerar.
     
Përcaktimi i zonave në konkurruese dhe të hapura bëhet në bazë të vlerësimit të AKBN, SHGJSH dhe METE, në përputhje me kërkesat e tabelës për vlerat minimale të sipërfaqes së zonës së lejuar minerare si dhe të investimit.
    
Strategjia 3-vjeçare 2011-2014 parashikon që produkti vjetor minerar të ketë një rritje 5% në vit, ndërsa sipërfaqja totale në shfrytëzim për këtë periudhë do të jetë 860,56 km2.
     
Që nga viti 1994, kur u miratua ligji minerar, shfrytëzimi i këtij sektori ka kaluar në dorën e privatit, përmes lejeve minerare si dhe koncensioneve. /Start/

                                                                                             2011-06-25 11:14
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›