Vende pune për shqiptarët në Katar
13/02/2012 Katar. Basha nënshkruan marrëveshje binjakëzimi mes Tiranës e Dohas
Inxhinieritë, mjekësia, infermieria, mësuesia etj. fushat ku kërkohen specialistë shqiptarë
Katari zgjeron më tej ndihmën për zhvillimin e kryeqytetit shqiptar, bashkëpunim i cili është finalizuar gjatë ditës së djeshme me nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet Tiranës dhe Dohas. Krahas zhvillimeve në infrastrukturë, ndërtime dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore Katari do të ndihmojë edhe në sigurimin e vendeve të punës për qytetarët shqiptarë në profesione të ndryshme. Gjatë vizitës zyrtare në Katar Basha ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit me homologun e tij në Dohas Mohamed Ahmed al Sajed.
Marrëveshja për investimet
Marrëveshja e binjakëzimit mes Dohas dhe Tiranës parashikon bashkëpunim në fushën e ndërtimit, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe licensave për biznesin, bashkëpunim në fushën e billboard-eve të të gjitha llojeve, zhvillimin e programeve të përbashkëta ndërmjet dy bashkive për shkëmbimin e eksperiencave dhe trajnimin në fushën e ndërtimit, të higjienës, edukimit dhe riciklimit të mbetjeve, bashkëpunim në fushën e privatizimit të shërbimeve që ofrohen nga dy bashkitë, përfitimin nga eksperiencat e dy qyteteve në fushën e gjelbërimit dhe zbukurimit të qytetit, bashkëpunim në fushën rregullatore dhe programeve të edukimit mbi shëndetin. Po kështu do të bashkëpunohet në ngritjen dhe zhvillimin e standardeve të shërbimeve publike, si dhe rritjen e performancës të mekanizmave për të ecur me hapin e zhvillimit dhe progresit në fushën e shërbimeve bashkiak
Ofrimi i vendeve të punës
Ndërsa gjatë bisedës që Basha ka zhvilluar më pas me ministrin e Pushtetit Lokal e Planifikimit Urban, sheikun Abdul Rahman Bin Khalifa Bin Abdul Aziz Al-Thani, është shprehur se prioritet më të rëndësishme të institucionit që ai drejton janë zhvillimi ekonomik dhe punësimi, e në këtë kuadër po ndërmerren një sërë nismash dhe vendimesh për ta bërë Tiranën qytetin më miqësor për investime. Ministri Al-Thani u shpreh i gatshëm të ndihmojë në promovimin e potencialeve që ka Tirana dhe të nxisë biznesin e Katarit të investojë në kryeqytetin shqiptar. Katari, si një nga shtetet me zhvillimin më të shpejtë ekonomik, ka dhe nevojën më të madhe për specialistë të fushave të ndryshme. Për këtë arsye Basha ka diskutuar me drejtues të Ministrisë së Punës së këtij vendi për nënshkrimin së shpejti të një marrëveshjeje punësimi mes dy vendeve. Kjo marrëveshje i hap rrugë punësimit të qytetarëve shqiptarë në Katar. Fushat ku nevoja për specialistë shqiptarë është më e madhe është ajo e inxhinierisë, mjekësisë, infermierisë, mësuesisë, për specialistë të gjuhëve të huaja etj. Autoritetet e Ministrisë së Punës të Katarit janë shprehur të gatshëm të marrin përsipër edhe kostot financiare të trajnimit profesional të punonjësve shqiptarë për t’iu përshtatur tregut të tyre të punës
Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Katar Basha zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Autoritetit të Muzeumeve, sheiken Al Majasa bin Hamad bin Al-Thani, ku u diskutua për bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve.