Konfindustria ne alarm 30 mije tone karburant jashte standardeve
Tirane 6 nentor 2011 NOA - Konfindustria shpreh shqetesimin per vazhdimesine e gjendjes se veshtire ne tregun e karburanteve ne vend.
Ky shqetesim ben me dije administratori i Pergjithshem i Alb Konfindustrise Gjergj Buxhuku vjen per shkak te perfundimeve te kontrollit te Inspektoriatit Qendror Teknik/IQT i cili llogariti se deri 30 mije ton karburante qe qarkullojne ne tregun vendor brenda nje viti jane jashte standardeve te cilesise informon agjencia e lajmeve NOA.al.
Kjo sipas Buxhukut shkakton pasoja te renda mbi zhvillimin ekonomik uljen e aftesise konkuruese te industrise vendore demtimin e shendetit mjedisit dhe mireqenies se qytetareve shqiptare.
Duke marre ne reference keto te dhena Konfindustria vlereson se sasia e karburanteve jashte standardit eshte mjaft me e madhe se sasia e paraqitur nga IQT. Keto pasoja te ardhura nga mungesa e rregullimit te tregut te karburanteve dhe kryesisht cilesia tej standardeve shkaktojne rritje kostosh krejtesisht te paarsyeshme per biznesin qytetaret dhe ekonomine kombetare ne teresi ne shifra qe tejkalojne 150 milione euro/vit.
Administratori Buxhuku ben me dije se shifrat e mesiperme nuk perfshijne pasojat qe shkaktojne karburantet me cilesi te dobet ne makineri pajisje mjedis dhe shendetesi te cilat ne teresine e tyre shumefishojne humbjet ekonomike per biznesin dhe qytetaret. Tregu i karburanteve ne Shqiperi eshte tregu me i madh ne vend me nje qarkullim vjetor 900 milione -1 miliard euro/vit dhe me ndikim te fuqishem ne qendrueshmerine dhe zhvillimin ekonomik teresor te vendit.
Konfindustria i kerkon institucioneve shteterore perkatese te marrin masat ndeshkuese ndaj spekulanteve dhe shkelesve te ligjit masa qe duhet te jene mjaft te ashpra ne vazhdimesi.
mit/NOA