E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, Olli Rehn: Parlamenti të ratifikojë marrëveshjen

Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare Olli Rehn i bëri një apel politikës greke të përfundojë sa më shpejt negociatat për krijimin e një qeverie të unitetit.

Komisioneri Olli Rehn deklaroi se "kemi kërkuar për një qeveri të unitetit kombëtar dhe jemi te bindur se kjo është mënyra më efektive për të rivendosur besimin dhe për të zbatuar angazhimet". "Ne kemi nevojë për një raport bindës nga ministri i financave greke, Evangelos Venizelos, nesër në mbledhjen e Eurogroupit, shtoi komisioneri.

Ai theksoi se parlamenti i tanishëm të Greqisë duhet së pari të ratifikojë planin e ri evropian për të shpëtuar vendin dhe të zbatojë masat e nevojshme në mënyrë që Greqia mund të marrë këstin e ardhshëm të BE-së dhe FMN.

Olli Rehn theksoi se Evropa nuk e do largimin e Greqisë nga Eurozona, por se është e përgatitur për cdo skenar. "Unë nuk dua këtë, por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar, duke përfshirë atë të sigurimit të stabilitetit ekonomik dhe shpëtimit të Euros", përfundoi z. Rehn.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›