Konfindustria, paralajmëron BSH
Tirane (Start)-Konfindustria, terheq edhe njehere vemendjen e Bankes se Shqiperise, qe jo vetem te vazhdoje urgjentisht permiresimin e vonuar te akteve rregullatore te sistemit bankar per t’ja pershtatur zhvillimeve te fundit te vendit dhe nderkombetare, te rrisi trasparencen e domosdoshme ndaj biznesit dhe publikut per gjendjen e sistemit bankar, por dhe detyrimisht te ushtroje ne menyre te plote te drejtat e saj ligjore me masa te prekshme te ashpra mbi bankat e nivelit te dyte dhe stafin menaxherial te tyre, lidhur me ceshtjen mjaft te ndjeshme dhe problematike te rritjes se shpejte te portofolit te “kredive te keqia” ne portofolin e pergjithshem te kredive te dhena. Përmes një deklarate për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehet se “Duhet te jete e qarte se thelbi i problemeve ne sistemin bankar shqiptar per shkak te fenomenit te “kredive te keqia” eshte prodhuar nga brenda sistemit nga keqmenaxhimi ne vazhdimesi dhe nuk eshte aspak i ri ne kohe”. Sipas tij, “pasojat, qe mund te vine nga paqendrueshmerite e tregjeve financiare nderkombetare, kane vetem ndikim dytesor dhe ne asnje menyre nuk mund te sherbejne si justifikim per pergjegjesite e brendshme te keqmenaxhimit bankar. Keshtu, nese vleresojme te dhenat zyrtare, ne nje periudhe kohe prej vetem 2 vjet e gjysem( dhjetor 2005-qershor 2008) kemi nje rritje dramatike ne krahesim relativ prej mbi 400% te kredive problematike ne sistemin bankar te vendit. Sa me siper e perkthyer ne shifra absolute, bazuar ne te dhenat e vete bankave te nivelit te dyte, sot llogariten “kredi te keqia” ne shifren shqetesuese te mbi 400 milion $. Nderkohe realiteti mund te jete edhe me shqetesues per sa me siper”.
Buxhuku shtoi se masat e Bankes se Shqiperise duhet te jene te shpejta dhe te ashpra brenda te gjitha hapsirave ligjore te dhena ndaj subjekteve bankare shqiptare, qe paraqesin prirje per performance negative ndaj rritjes se mases relative dhe absolute te “kredive te keqia”, nese kihet parasysh dhe paqendrueshmeria dhe pasojat e krizes se sitemit bankar dhe financiar boteror. “Masat e ashpra duhet te shkojne deri ne hetimin e hollesishem te pasaktesise se mundshme ne raportimet e operatoreve bankare dhe financiare, nxjerrjen e pergjegjesive te stafit administrativ te bankave, marrjen e masave perkatese ndaj personave pergjegjes qe per paaftesi, subjektivizem ose korrupion keqperdorin parate e shqiptareve dhe deri heqjen e licencave per operatoret bankare me performance negative, duke gjykuar se perbejne rrezik jo vetem per veteveten dhe depozituesit e tyre, por per gjithe besueshmerine publike te lidhur drejtpedrejt me qendrueshmerine e sistemit bankar te vendit. Pasojat psikologjike te lena nga viti 1997 te shtuara edhe me efektin psikologjik te pasojave e krizes se tashme te tregjeve financiare nderkombetare, jane burim rreziku i perhershem per sistemin bankar dhe ekonomine e vendit ne teresi” përfundoi ai.